Policia e Lezhës ka shoqëruar 11 persona  për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Ndër të shoqëruarit në Komisariatin e Policisë së Lezhës edhe NënKryetarja e Bashkisë së Lezhës Alfrida Marku.

Gjatë ditës së sotme mbështetës të PD-së dolën për të bllokuar aksin Shkodër-Lezhë, rrugë në të cilën pritej të kalonte shefi i qeverisë i cili  po zhvillon një tur në veri "Bashkia që Duam" Sipas tyre. Shkaku i kësaj proteste është kundërshtimi i qeverisë Rama.