Dhjetra  mbështetës të Partisë Demokratike, dolën sot në rrugë për të pritur Kryeministrin Rama me protesta.  Duket se kjo ka qënë arsyeja që shefi i qeverisë është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër.

Banorët kanë bllokuar hyrjen e aksit Lezhë-Shkodër, duke pritur që të kalojë  shefi i qeverisë për në Pukë në orën 14:00. Kryeministri Rama do të zhvillojë një tur në veri "Bashkia që Duam", në një diskutim për zgjedhjet lokale.

Sipas tyre arsyeja e protestës është kundërshtimi i qeverisë së Kryeministrit Rama.

Mësohet se ka pasur një konfrontim mes personave që kanë bllokuar rrugën dhe policisë pasi  organizatorët nuk kanë marrë leje në polici për të zhvilluar këtë tubim. Gjithashtu në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Kalimtarët  kanë shfaqur pakënaqësi pasi kanë mbetur të bllokuar në trafik për shkak të kësaj proteste të papritur.