Protesta e Berishës, Bylykbashi në '5 pyetje': Treguam kush është opozita, për 8 vite inekzistente! Politikanëve i duhet 'Votingu' jo Vetingu

I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli rreth protestës së organizuar pasditen e kësaj të hënë nga Sali Berisha në kuadër të "Ballkanit të Hapur", duke cilësuar se kjo nismë është në kundërshtim me interesant e shqiptarëve dhe Kosovës.

Ai tha se ky ishte një rastë shumë i mirë që opozita të tregonte forcën e saj,m pasi për 8 vite ka qenë inekzistente.

"Kjo ishte protesta e parë që nga 1999 që nuk ka një e sfond të një çështje kombëtare . 'Ballkani i Hapur'  shkon në dëme të interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.  Të gjithë analistët janë duke shkuar në konkluzion se vetëm Beogradi do të përfitojë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të humbë. Bashkëpunimi rajonal ka qenë gjithmonë në fokusin tonë, edhe kur kemi qenë ne në qeveri, por kjo nismë  dëmton Kosovën, ndaj dhe sonte kishte edhe qytetarë nga Kosova. Ky është një proces që Rama po e shtyn përpara nga Soros, është e vjetër.  Ky ishte një rast shumë i mirë për opozitën, që ta refuzonte një raport të tillë, jo bashkëpunimin, por lidhur me qasjen e Ramës. Ne duhet të demonstronim se kush është opozita. ", tha ai."Opozita këto 8 vjet e udhëhequr nga Basha nuk i ka çuar kauzat deri në fund. Vendosi të rrëzonte qeverinë nëpërmjet djegies së mandateve, ndërtojë një set prej 10 protestash, duke kërcënuar edhe në bllokimin e zgjedhjeve. Pasoja qenë shumë të rënda mbi opozitën, duke humbur grupin parlamentar, një opozite bën shumë, kur humbet, të paktën të jetë në gjendje të bllokojë qeverinë. Ne i lamë fushën të lirë Edi Ramës. Ne e kemi këshilluar mos ta merrte atë vendim. " , shtoi ai.

I pyetur për vetingun e politikanëve, deputeti i PD tha se është kundër, duke shtuar se vetëm "votingu" mund të "zhduki" politikanët e korruptuar.

"Unë jam kundër konceptit të vetingut në përgjithësi. Është një mekanizëm që destabilizon sistemin, e thotë Komision i Venecias, përveç rastit shqiptar, ky është i vecantë. Unë besoj që politika  nuk pastrohet nga Vetigu, por pastrohet thellë nga 'Votignu', pra nga vota e garantuar. Politikanët e korruptuar nuk mund të kenë vend në parlament. Nëse ne qytetarëve i garantojmë votën e pastër do të shihni që do largohen. ", u shpreh deputeti.

Duke folur për kryedemokratin, mbështetësi i Berishës tha se Basha ka krijaur kultin e tij brenda partisë, duke thënë se merr çdo vendim vetë dhe shfuqizon çdo organ tjetër brenda saj për t'u forcuar vetë.

"Ajo që kam kuptuar në vitn 2017 me çadrën, është "Mosfoltorja". Basha ka krijuar kultin e tij,derisa të bënte lëvizjen e fundit, largimin e Berishës. Ai humbi zgjedhjet dhe rizgjodhi veten, pastaj humbi prapë dhe prapë e rizgjodhi veten. Ai ndryshoi statutin, duke kthyer partinë në një organizatë militare.  Basha merrte çdo vendim pa pyetur askënd. Ai po vriste votën e anëtarëve dhe organeve kolegjiale, ai forcohej duke bërë të pavlera organet e tjera. Merrte vendime pa pyetur." shtoi deputeti.

Bylykbashi lidhur me Kuvendet tha se në të vërtet është vetëm një! Kjo pasi sipas tij Kuvendi i 18 dhjetorit (i Bashës), nuk plotësoi kuorumin e nevojshëm dhe për pasojë asnjë vendim nuk mund të jetë i vlefshëm.

"Basha po mohon realitetin! Këshillohet për të shkuar më tej në këtë betejë. Ka këshillim edhe jo shqiptarë, kam parë persona të tillë. Ka një ndryshim tek Lulzim Basha. Ai duhet të shkonte në një votim, por nuk e bëri. Ai zgjodhi të dyzonte opinioni. Kuvend është vetëm një nuk kanë ndodhur dy sic thoni. Ai i datës 18 dhjetor nuk ka ndodhur. Kuvendi 18 dhjetorit propozoi një kryesi e cila nuk kishte kuorumin ligjor, shumica dërmuese ishin pa një mandat të ligjshëm nga Këshilli Kombëtar. Duke mos qenë Kryesia e Konstituuar, nuk ka patur mbledhje dhe as vendim për të thirrur datën 18. Në këtë pikë asgjë nuk vlen, sepse nuk ka ndodhur mbledhja. Kjo është në aspektin ligjor! Që të vlej mbledhja duhet të plotësohet kuorumi.", tha Bylykbashi.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 21/12/2021 06:44

    Ku të shpie mushka o Bylykbash? Mirë kërmat si Tritan Shehu me kapterr Nishanin po ty që je i ri ç'të thotë mëndja? Saliu ka shumicë por vdes edhe ai,po ti si do vazhdosh karrierën politike në Shqipëri kur vjen nga një lëvizje anti SHBA? Cili politikan në Ballkan e lakmon këtë? O budallai i Durrësit! Saliu nuk e rruan k**in për shumicën,or gdhë! Voting do ti,ëëë!??.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja