Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka cilësuar opozitës si të paaftë për të përmbysur gjendjen aktual politike në vend.

Në një postim të bërë në facebook, Spaho i referohet protestës së dështuar ditën e djeshme të mbajtur jashtë Kuvendit. E paralajmëruar si një protestë triumfi nga demokratët, rezultoi një mbledhje e një grushti militantësh përpara Parlamentit për tu shpërndarë 2 orë pas përfundimit të seancës parlamentare ku u vendos që Belinda Ballukut të mos i hiqej imuniteti.

Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.

Spaho e mbyll postimin duke thënë se falë kësaj opozite, Edi Rama do të drejtojë Shqipërinë dhe për shumë vite të tjera.

"Opozita e paaftë të ndryshojë gjendjen. E disata herë që premton se kjo protestë rrëzon Ramën. Rama vazhdon mbretërimin. Kryetari i opozitës njofton protestën e radhës.

Nga sot, në sajën tuaj, Edi Rama nuk është me Kryeministër. Jemi në kilometrin e fundit! Me këtë drejtues opozite Ramën do e kemi në qafë edhe për shumë vjet. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën", shkruan Spaho. 

Protestua u ironizua edhe nga ish-deputeti Myslym Murrizi i cili thotë se nuk mund të ftosh demokratët në protestë, gjithnjë me të njëjtin mashtrim, duke premtuar revolucion dhe më pas i shpërndan sikur i ke punonjës administrate.