Bardhi: Policia ndërhyri me vonesë më 8 janar! Një nga 6 drejtorët e Gardës ndodhej në seli për të mbrojtur Bashën! Policia e Shtetit: E pavërtetë, vepruam sipas ligjit për një parti politike

Bardhi: Policia ndërhyri me vonesë më 8 janar! Një nga 6 drejtorët e Gardës ndodhej në seli për të mbrojtur Bashën! Policia e Shtetit: E pavërtetë, vepruam sipas ligjit për një parti politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për mediat ka deklaruar se gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit, një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës ndodhej brenda selisë blu për të mbrojtur Lulzim Bashën. Bardhi thekson se policia ka vonuar për të ndërhyrë në selinë blu edhe pse vetë ai e kishte njoftuar në orën 12:27.

“Kam njoftuar zv.drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve i kam kërkuar që të ndërhynte. Ai më tha se po e njoftonte dhe policia po mbërrinte. Njëkohësisht në seli me mua ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës. Ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve. Po ashtu dhe drejtori i Gardës njoftoi policinë.

Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtar. Pasi kam telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, më ka kërkuar që të dërgoj shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit,” - tha ai.

Sa i përket ndërhyrjes së policisë, Bardhi u shpreh se ka qenë brutale, pasi personat që kanë qenë brenda selisë janë rrezikuar nga gazi lotsjellës.

“Së pari policia ishte e vonuar dhe ndërhyrja ishte brutale dhe ka rrezikuar jetën jo vetëm që ata ishin jashtë, por dhe ata që ishin brenda godinës. Ne që ishim brenda nuk dinim ku të shkonim, pasi kishte shumë gaz”, shtoi Bardhi.

Më tej ai u shpreh se kanë telefonuar policinë në orën 12:27, por shtoi se ndërhyrja e tyre ka vonuar.

“Policia një ditë përpara protestës i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike një letër zyrtare ku i thotë nesër një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë. Për çdo çështje që lidhet me zhvillimet në protestë pika e kontaktit në polici është zv/drejtori në Policinë e Shtetit. Në momentin që protesta është kthyer në një protestë masive dhune, në orën 12:27 kam telefonuar zv/drejtorin”, u shpreh Bardhi.

Por Policia e Shtetit përgënjeshtron Bardhin duke thënë se deklaratat e tij janë të pavërteta dhe kanë ndërhyrë sipas ligjit.

"Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke. Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë."-shprehet Policia e Shtetit.

Çfarë ndodhi më 8 janar? 
E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës.

SHBA i ka dhënë një tjetër shuplakë Sali Berishës duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Ndërhynë me vonesë në protestën e 8 janarit? Policia e Shtetit përgënjeshtron Bardhin: E pavërtetë, kemi vepruar në bazë të ligjit

1642109891_WhatsAppImage20220108at13.04.24770x4331.jpeg

Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për mediat, sqaronse reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.

"Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur  ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke. Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë."-shprehet Policia e Shtetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi kavaja: 14/01/2022 11:22

    E kam thene ne nje koment timin per ceshtjen e nderhyrje se policise1-ata prisni qe te nderhynte policia menjehere dhe pa kerkese.Arsyeja?Per te akuzuar policine per vrashen qe do te ndodhte dhe pastaj duke bashkuar forcat ,nen thirrje "poshte diktatura e edi rames qe ma vrau"te sulmohej kryeministria,pra nje 14 shtator i dyte.Maturia e policise beri qe plan i i tyre te deshtonte.Ndaj sot akuzohesh policia "per vonese dhe mosnderhyrje"ndaj sulmohet edi rama qe i perbuzi dhe qendroi larg felliqesise te organizuar nga PD.Nuk eshte rastesi qe prokuroria nuk gjen prova dhune;duke argumentuar tezen e Salinjve se ishte teresisht paqesore.2-I kam rekomanduar gazetareve investigative sidomos shqiptarja.com dhe tema,te hetojne sa prej banditeve te ruajtjes se votes kane milituar ne mbrojtjen e gaz bardhit.Ishin atje per ruajtjen e gazit ,apo per te realizuar vrasje e deputeteve te permendur nga pas shpine.

    Përgjigju
  • F-35: 14/01/2022 10:22

    Doktori dihet, ka gjynahe pafund. Por edhe te te mbylle deren e shtepise Lulka e Bardhka, tmerre!

    Përgjigju
  • Gazi: 14/01/2022 00:40

    1 nga 6 drejtoret e gardes thote!!! Garda e policia si nje strukture e vetme dmth ministria brendshme kane 100 drejtora ska as 6 as 10 ! Por drejtor zyrtar per ruajtjen tuaj 1 eshte per personalitetet. Por gjithsesi mund ti beje ndonje falenderim gardes se rrezikuan koken per ty ato cunat, se vetem policia permendet, Kurre spermendet garda qe ka ngarkesen me specifike dhe eshte nen trysni.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 13/01/2022 22:51

    O legena juve duhet tju linte policia ne dore te sales, se ai ju vjen zot juve. Mire ju ka then beni kerkese zyrtare, se nuk do merret me pacavuret tuaja, se do dilnit nuk e kemi kerkuar ne policine. Ju me kerkese e shikoni ca beni, jo me ta kishit kerkuar nepermjet telefonave si kerkuat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot