Dhunën e ushtruar në selinë blu gjatë protestës së 8 janarit Partia Demokratike ua ka raportuar me detaje ambasadave të huaja në vendin tonë dhe Komisioni Europian. Përmes një raporti 8-faqësh, që përshkruan në orë pas ore atë që ndodhi në selinë e blu gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit duke e shoqëruar edhe me foto të dhunës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjësin kryesore dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhune PD bën fajtor Sali Berishën.
Në raport theksohet se “deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.
“Në video ngrihen dyshime për bashkëpunimin dhe rolin e Sali Berishës duke orkestruar këtë dhunë të paprecedentë në selinë blu. Berisha deklaron në media se nuk ka dhunë nga mbështetësit e tij, ndërsa filmohet nga ato bërë gjestin e dorës për t'u mbledhur para hyrjes kryesore dhe vetëm pak minuta më vonë turma sulmon në mënyrë të paprecedentë godinë duke thyer dyer e dritare”, thuhet në raportin e PD.
Në raport përmendet edhe dhunimi i Roland Bejkos apo marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj pasi ishte kërcënuar me jetë nga njerëzit që Berisha i solli para selisë blu.
“Një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa mbështetës të tij sulmuan fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor Roland Bejko, në prani të gjerë të mediave dhe kamerave. Gjithashtu nënkryetari i PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës Kombëtare pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona të mbledhur sot në protestën e thirrur nga Berisha”, thuhet në raport.
Në raport flitet edhe për hetimin që policia dhe prokuroria e Tiranës zhvilloi në selinë e PD, ndërsa ngre shqetësimin se disa prej deputetëve dhe përfaqësuesve të PD u morën në pyetje për herë të dytë nga hetuesit.
“Pas mbylljes së konferencës për shtyp nga zoti Basha dhe kur përfaqësuesit e PD-së nisën të largoheshin nga selia e partisë, oficerët e policisë iniciuan sërish ndalimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Ndër personat e ndaluar nga policia nuk kanë qenë vetëm përfaqësues të PD, deputetë por edhe media e gazetarë. Reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm, Bardhi i cili e dënoi këtë lëvizje të policisë dhe kërkoi shpjegime se pse përfaqësuesit e PD-së u morën për herë të dytë në pyetje, ndërkohë që kishin dëshmuar njëherë”, thuhet në raport.
Në fund raporti mbyllet me reagimet ndërkombëtare që dënuan dhunën e ushtruar në protestë dhe mbulimin që i bënë disa nga mediat botërore ngjarjeve të 8 janarit në selinë blu, ndërsa në asnjë rresht të dokumentit të PD nuk përmendet fortifikimi dhe dyert e blinduara që iu vunë godinës.
8 janari shënoi një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike me vare e çekiçë duke thyer dyert e blinduara dhe dritaret e godinës. Kur protestuesit hynë në katin e parë, përfaqësues të PD lajmëruan policinë të ndërhynte pasi po rrezikohej jeta e deputetëve që ndodheshin në katin e dytë të selisë. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, ndërsa godina e PD u kthye në skenë krimi ku u mblodhën prova dhe materiale filmike nga kamerat e sigurisë duke arrestuar 34 persona dhe 18 nën hetim.
Ditën e sotme kryesia e PD vendosi përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë që ishin pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Gjithashtu janë pezulluar 19 anëtarë të PD-së deri në distancimin e tyre nga dhuna.
(Kliko këtu për të lexuar raportin e plote te PD drejtuar ambasadave)
Nje kopje drejtojani keshillit te sigurimit dhe nje tjeter NATO.-s.Vec nje gje,asgje nuk ju shpeton.Bashkeudhetari i saliut ne rrugen e krimit ,ata qe e frymezuar Saliun ne rruge e krimit jane mes tuaj ,eshte kryetar i juaj
PërgjigjuPo ndonje rrembim te ndonje gruaje me barre si Griselda kishte? hahahhhahahhahahahah
PërgjigjuMe duket se ta futen o sale
Përgjigju