Pas përfundimit të protestës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke thënë se ndërhyrja e policisë tregoi edhe një herë sjelljen profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Po ashtu ministri thotë se Policia dëshmoi se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Sipas tij aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen.
“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji”, tha Çuçi.
Ndërkohë ministri shton se ndjen keqardhje të thellë për ata që duan të baltosin Policinë e Shtetit, në një prej ditëve më të mira të saj ndërsa selinë e PD e konsideron godina e turpit.
“Keqardhje e thelle për komentatoret politike dhe publike qe baltosin Policinë e Shtetit, ne një prej ditëve me te mira te saj përballë një nder situatave me te ndërlikuara ne historinë e pluralizmit. E drejte, e paanshme, e përgatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punën e saj. Tanimë ne bashkëpunim te ngushte me Prokurorinë, jashtë dhe brenda godinës se turpit te sotëm kombëtar”, tha Çuçi.
Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vlerësuar sjelljen e policisë në protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha, ndërsa ka kërkuar nga ajo që të vihen para përgjegjësisë të gjithë persona që kryen akte dhune. Manja shkruan se nuk ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare .
“Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S'ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, mes dy palësh të ekstremizuara në skaje të papara ndonjëherë. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet të lartë profesional këtë sprovë përballë papërgjegjshmërisë më absurde të të dyja palëve të përfshira në konflikt. Tani që më e keqja ka kaluar më së miri, prokuroria dhe policia duhen mbështetur pa rezervë në kryerjen e detyrës së nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të asaj skene krimi jashtë dhe brenda godinës së këtij ballafaqimi mesjetar. I bëjmë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të mos pengojnë me veprime ose mosveprime të qëllimshme, organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, shkruan Manja.
Asgjë nuk është ireale nga ajo që ndodhi në selinë e vjedhur (SHQUP) nga PD-ja në 2013,aty u pa pd-ja e vertetë,ajo pd-ë që kërkon të qeverisë Shqipërinë e shqiptarët.Fatkeqsi më të madhe s'ka dhe s'mund të ketë për një opozitë që nuk është në gjëndje të shërojë veten nga kanceri i variantit sali-sërbi e jo më të qeverisë,pasi çdo qeverisjeje të saj populli ja di rezultatin,as më shumë e as më pak por është kancerizim i Shqipërisë.
Përgjigju