Protesta e dhunshme e PD/ Braçe: S’ka ndodhur kurrë të rekrutohen e armatosen fëmijë për akte terrori! Pse hesht Avokati i Popullit, nga kush trembet?

Tiranë- Protesta e dhunshme e 7 Tetorit e Opozitës la pas shkatërrime në institucione, pronë publike dhe gati 10 të lënduar mes efektivëve të policisë e një qytetar.

Por ajo që ra në sy ishte edhe përdorimi i fëmijëve të mitur nga PD, si “skuadra guerrilse”, për të shkatërruar këto objekte, përveç grupeve të të rriturve me kapuç.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi sot (9 Tetor) ashpër për dhunën e ushtruar gjatë protestës në Tiranë, ku sipas tij, “u përdorën në mënyrë të paligjshme edhe minorenë, të cilëve iu dhanë në duar armë vdekjeprurëse”.

Përmes një reagimi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook, Braçe i bërë thirrje Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve, që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

“Pse heshtin? Pse? Nga kush kanë frikë të thonë të vërtetën; të dëshmojnë krimin e tmerrshëm që u bë me fëmijët në protestën e dhunshme të PD-së”, tha Braçe.

Ligjvënësi socialist konstatoi se:

“Në protestën e dhunshme u konsumuan një mori krimesh të rënda, si përdorimi i fëmijëve dhe përfshirja e tyre në akte të rënda kriminale siç ishte gjuajtja me molotovë mbi policinë e institucionet, shkatërrimi me sende të forta i pronës”.

Dhe më tej vuri në dukje faktin se edhe fëmijëve iu vendosën armë vdekjeprurëse në duar.

“Po ashtu, vënia në duar të fëmijëve të armëve vdekjeprurëse si molotovi; sulmi me armë vdekjeprurëse si molotovi ndaj policisë dhe cenimi deri në rrezikim serioz të jetës së tyre; sulmi me zjarr me intensitet të fortë, insistimi për të djegur selinë qendrore të Partisë Socialiste, duke cenuar rëndë lirinë politike në këtë vend; sulmi me të njëjtat armë si në fillim, molotovë, kur nuk u bë hiç kujdes, sidomos para selisë së PS-së, ku gazetarët u rrezikuan të digjeshin, më pas me dhunë në rrugë afër qendrës së Tiranës, duke i penguar të bëjnë punën e tyre”, tha Braçe.

Ai i tërhoqi vëmendjen institucioneve të pavarura, duke ngritur edhe pyetje:

“Tani kam dy pyetje. E para, Avokati i Popullit, organizatat që mbrojnë liritë e të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, përse heshtin? Përse nuk qëndrojnë para krimeve që u kryen e u dëshmuan publikisht? Nga kush tremben? E dyta, po Policia e Shtetit përse nuk referon përdorimin e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në akte të rënda krimi e terrori? Përse?”, pyet Braçe.

Sipas tij, “në këtë vend, nuk ka ndodhur kurrë të rekrutohen, armatosen e përfshihen në akte terrori fëmijët”.

videot që Report TV dhe Shqiptarja.com publikuan ekskluzivisht mbrëmjen e protestës, u panë edhe grupe fëmijësh teksa shkatërronin reklamat anash rrugës apo digjnin kazanë plehrash, të orientuar me telefon nga të tjerët. Madje instruksione me telefon u pa nëpërmjet pamjeve se dyshohej që jepnin edhe drejtuesit e protestës, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Ndërsa pati 10 efektivë të plagosur, 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët u trajtuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/10/2024 03:30

    /Nuk ka ndodhur kurre me pare te rekrutohen femije/?! Z.Brace,harrove protesten qe u be ne Tirane kur u vra ai //deshmori//i pandemise e min.i brendshem beri doreheqje?! Harrove kush i theu xhamat e Muzeut Kombetar e ca te tjera?!Harrove ato djegiet e nje shkolle ku mbaheshin materiale zgjedhore ne Shkoder,etj,per te cilen dha para per riparim R.Hajdari?! Harrove kush i beri ato djegie?!

    Përgjigju
  • Prifti: 10/10/2024 02:57

    Shoku Brace sikur ia fut cik kot. Partia (Komuniste, e Punes, Socialramiste) femijet ose debatikasit gjithmone i kishte dhe ka te organizuar. Psh, 100 nga 200 banditet e Doshit simbol i dhunes ekstreme te 21 Janarit qe Rama edhe Bracja u shijon frutet sot, ishin minorene. Detyra qe plani per degjenerimin e policeve te Tonin Vocit. Kirse tejkalimi qe krijimi i kushteve qe pasoi ne vrasje. Shyqyr qe SPAK dhe Dumani po hetin dhe mbetemi shptesplote se Salen dhe Edin do i rrase ne nje qeli bashke.

    Përgjigju
  • Alfred: 09/10/2024 21:10

    Përveç fëmijve në aksionet në grupet kriminale që konsiderohet krim i shëmtuar dhe i frikshëm për të ardhmen , nuk rrinë pa u përzier edhe pleqtë 70 vjeçare si Ivzi Bushati,një ish polic me grada një kodosh i afirmuar , që tashmë në kërkim nga policia ,në këto protesta të dhunshme, a mundet vallë që përveç dënimit penal të zbatohet ligji i gjobave të rënda për këta trushplarë ,me qëllim ta vuajnë nga xhepi çdo veprim në kundër të ligjit .

    Përgjigju
  • Populli: 09/10/2024 20:09

    Minorenet me i kap per veshi dhe me cu tek prindërit dhe prinderit me pagu faturën e demeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak