Ministri Toni Gogu

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar për protestën e dhunshme të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u shpreh se ata që pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve, në fakt nuk përfaqësojnë aspiratat reale të tyre.

Gogu shtoi se qytetarët shqiptarë nuk duan zjarr e flakë, por kërkojnë stabilitet, punë të përditshme dhe zgjidhje konkrete për problemet.

“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin. Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet!”, shkruan Gogu.


Lajmi kryesor:

Socialistët dënojnë protestën e dhunshme të PD, Koçiu: Ky nuk është opozitarizëm, por sabotim kombëtar! Balla: Turp për ata që i shkojnë mbrapa matufit Berisha