Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Bledar Krasniqi, që u prangos pas protestës së fundit që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Shqiptarja.com siguroi videon e momentit kur ai me fytyrë të mbuluar hodhi 2 molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës.