Pas dhunës së ushtruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e dialogut si rruga drejt zgjidhjeve, në vend të dhunës që sipas saj sjell vetëm dëme.

Sipas përkufizimit të publikuar, Koçiu sjell përballë sinonimet dhe kuptimin e dialogut dhe atë të dhunës ku dialogu nënkupton bashkëbisedimin ndërsa dhuna lidhet me përdorimin e forcës.

Duke iu referuar kuptimit të këtyre dy fjalëve, Koçiu shkruan se ato nuk janë thjesht fjalë në fjalor, por përfaqësojnë dy zgjedhje të ndryshme.

“Dialogu dhe dhuna nuk janë thjesht dy fjalë në fjalor, por dy zgjedhje. Njëra ndërton ura bashkëpunimi dhe hap rrugën drejt zgjidhjeve, ndërsa tjetra sjell vetëm dëme”, thuhet në reagimin e saj.