Protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë blu, kanë hedhur akuza e kundër-akuza mes Berishës dhe Bashës lidhur me kriminelët që shoqëronin secilën palë. Partia Demokratike ka shpërndarë një video nga protesta, ku dallohet një nga militantët e Berishës me thikë në dorë ngjitet te zyra e Lulzim Bashës. PD akuzon se dhuna që përdori Berisha tregoi se ai kishte angazhuar një bandë kriminelësh për të shkaktuar këto trazira.
"Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetëra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët", shkruan Partia Demokratike
Protesta e 8 janarit precipitoi që në nisje të saj me dhunë, ku militantë të Sali Berishës me vare, lopata dhe çekiçë në duar hapën dyert e blinduara dhe thyen dritaret e gjithçka gjetën brenda. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe sulmi ndodhi nga njerëzit e Bashës që ishin brenda selisë blu.
NJE gje nuk arrij tè kuptoj ata luftojn per karrike ti qe je né shkall rri be vez mbrenda tani hap syte tè punosh or lal
Përgjigju