Disa protestues që morën pjesë në protestat e zhvilluara në Vlorë janë shoqëruar nga Policia.

Efektivët e uniformave blu kanë ndërhyrë duke i marrë disa prej tyre nga banesat dhe duke i shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës.

Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi arsyet e shoqërimit dhe numrin e protestuesve të shoqëruar.

Shoqërimet vijnë pas protestave në qytetin e Vlorës, të cilat janë në vazhdën e protestave të zhvilluara për të katërtën ditë në Tiranë.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ 3 orë përplasje te Kryeministria, ‘breshëri’ gurësh ndaj policisë! Protestuesit vënë zjarre nëpër rrugë! Sulm Kuvendit, djegin derën e Ministrisë së Ekonomisë