Protesta e dhunshme para selisë së PD-së, mes të arrestuarve edhe Stresi

Protesta e dhunshme para selisë së PD-së, mes të arrestuarve edhe Stresi

Mes 34 të arrestuarve një ditë më parë në protestën para selisë së PD-së është edhe reperi Arkimend Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Policia njofton se mbi të arrestuarit rëndojnë akuza të ndryshme penale ku kryesoret janë shkatërrimi i pronës publike, përdorimi i mjeteve të ftohta, shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, etj.

Vetë Stresi, bëri më dije në një postim në Instagram, se po shoqërohej në komisariat, ndërkohë policia sot ka bërë me dije arrestimin e tij bashkë me 33 protestues të tjerë.


Lajmi kryesor:

Sulmi dhe dhuna në PD, 34 të arrestuar! Gazment Bardhi nën hetim për 'stërvitje dhe prodhim armësh'! Flamur Noka për protestë të paligjshme. Për Berishën asnjë akuzë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën