Protesta e dhunshme përpara Kuvendit, prokuroria çon në gjykatë 6 të ndaluarit, kërkon arrest me burg (EMRAT)

Protesta e dhunshme përpara Kuvendit, prokuroria çon në gjykatë 6 të ndaluarit, kërkon arrest me burg (EMRAT)

Pas protestës së banorëve të "Unazës së Re" përpara Kuvendit e cila u shoqërua me akte dhune ndaj policisë, prokuroria njofton se ka çuar në gjykatë dosjen për 6 nga të ndaluarit. Organi i akuzës sqaron se do t'i kërkojë gjykatës caktimin e masës arrest me burg. Lënia në burg është kërkuar për Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillarin, Dorjan Protoduarin, Amarildo Sinanajn dhe Shpati Bilbilajn.

Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i prokurorisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Fluturim Goleci, “arrest ne burg” 
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl.01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Marsel Velillari, i dtl.12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl.04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
- Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale te:
• Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.
• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
• “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.
• “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.
Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari