5 shtetas janë proceduar penalisht në Lushnjë të cilët morën pjesë në protestën e fermerëve. Sipas policisë janë vënë nën hetim penal shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Këto shtetas ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut" kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme", shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut" kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Me qindra fermerë të zonës së Myzeqesë nga Lushnja e Fieri protestuan dje në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Plugut. Protesta shënoi incidente, ku protestuesit u përplasën me policinë për shkak se për disa minuta ata bllokuan autostradën. Rreth 15 persona u shoqëruan në komisariat.