Detyrimi i importuesve për të zhdoganuar mallrat në një terminal privat në Prizëren ka bërë që biznesmenët nga Shqipëria dhe Kosova të protestojnë për këtë vendim të autoriteteve doganore kosovare.

Pas një proteste disa ditore, kanë nisur negociatat mes autoriteteve dhe importuesve, duke u dakordësuar që kjo procedurë të marrë fund. Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e importuesve dhe drejtorit të Doganave të Kosovës se ngërçi është zgjidhur dhe brenda 31 marsit 

Edhe drejtori i doganave te Kosovës, Lulzim Rafuna u shpreh se të dyja palët po punojnë për të thjeshtësuar sa më shumë procedurat. 

Importuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria protestuan kundër masave dhe barrierave që Doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve Importuesit e materialeve ndërtimore paguanin 40 euro në terminalin privat të Prizrenit për kontrollin dhe zhdoganimin e mallrave, pasi në pikën kufitare nuk kishte kapacitete.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)