TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Shqipëri këshillon qytetarët e saj që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta e 2 marsit, e organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Selia diplomatike u kërkon qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes.

"Pika e grumbullimit që është lajmëruar është Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Tubimi politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë.

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median për azhornimet.  Jini të vëmendshëm dhe mbani një profil të ulët" janë orientimet e ambasadës për qytetarët amerikanë në Shqipëri.