Blushi jep detajet e manifestimit të 2 marsit: Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular

Blushi jep detajet e manifestimit të 2 marsit: Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular

Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar detaje nga organizimi i manifestimit të 2 marsit.

Ai tha se për mbarëvajtjen e manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi dhe paralajmërohet të shmanget çdo incident dhe provokim nga cilido dhe të përdoret  celulari për të regjistruar çdo gjë.

Blushi thekson se ky manifestim do të realizohet në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe numrat përkatës të organizatorëve të asaj dite me të cilët çdo qytetar mund të kontaktojë.

Postimi i plotë: 

“Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keshill*ari: 28/02/2020 19:03

    Preferoja 100 here ate keshilltarin tjeter mediatik ndaj ketij! Shume here me i moderuar dhe i zgjuar! Ky ngjan si i dale nga ndonje kamp SS si skuadrist Edhe meten e preferoja si Kryetar i LSI per mua duhet te japi doreheqjen e te kandidoje sa me pare! Rama iken me nivel kulture te larte e jo me te paafte! Komunikimi mediatik ne Lsi dhe Pd eshte ZERO Lidershipi ZERO Programi ZERO

    Përgjigju
  • O shok..: 28/02/2020 18:08

    Qe gjithë Bota edhe Europa do ken sytë ne Tirane me 2 mars edhe mundet, po do i ken te qeshin me këtë estrad qe po beni me popullin shqiptar o te poshtër!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë