Pas 14 ditësh protestë, përfaqësues të minatorëve të Spaçit në Mirditë dhe të kompanisë “TETE Albania” zhvilluan një takim të ndërmjetësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me synimin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin mes palëve, por pa arritur nje marrëveshje mes paleve.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) bëri me dije se kërkesa e saj kryesore ishte rikthimi në punë i 17 minatorëve të larguar padrejtësisht dhe nisja e negociatave brenda 10 deri në 15 ditësh për plotësimin e kërkesave të tjera të punëtorëve.
“Së bashku me përfaqësuesit e qeverisë kërkuam kompromis, por kompania refuzoi. Për këtë arsye, minatorët do të vazhdojnë protestën dhe do të kërkojnë mbështetje nga komuniteti dhe organizatat sindikale”, u shpreh përfaqësuesi i KSSH-së Kol Nikollaj
Nga ana tjetër, kompania “TETE Albania” reagoi përmes një deklarate për mediat, ku theksoi se KSSH ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar procedurat ligjore për fillimin e bisedimeve dhe duke organizuar greva në periudha të ndaluara nga ligji. Në deklaratë thuhet gjithashtu se kompania mirëpret dialogun me institucionet dhe kërkon respektimin e detyrimeve ligjore nga të gjitha palët.
“TETE Albania mirëpret rikthimin në punë të të gjithë punëmarrësve me kontrata të vlefshme dhe mbetet e gatshme të dëgjojë çdo shqetësim të tyre. Ne falënderojmë institucionet publike për angazhimin dhe theksin që vendosën tek respektimi i ligjit”, thuhet në deklaratë.
Rreth 70 punonjes të nëntokes në minieren e bakrit në Spaç të Mirditës kane bojkotuar punën dhe ndodhen në ditën e 14-të të protestës së tyre. Ata kërkojnë kushte më të mira pune, paga më të larta, njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me kompaninë.
Komente











/Kane organizuar greva ne periudha te ndaluara nga ligji/-thone turqit! Duhet qe minatoret te presin /te piqen rrushte/ sipas ligjit e pastaj te bejne greve?!
Përgjigju