Protesta e opozitës, Qeveria dënon
dhunën: Duhet pjekuri,nuk tolerojmë

Protesta e opozitës, Qeveria dënon<br />dhunën: Duhet pjekuri,nuk tolerojmë
Qeveria e Kosovës ka thënë se “gjuha kërcënuese” e përdorur nga organizatorët e protestës së sotme në Prishtinë është e papranueshme.

Në një deklaratë për media, Qeveria ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës". Opozita në Kosovë ka organizuar sot në Prishtinë protesta për, siç ka thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviç, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

Protesta ka përfunduar  me përleshje midis protestuesve dhe forcave të rendit. “Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.

Deklaratë e plotë e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj. 

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar. Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private. 

Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse. 

Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste. 

Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese. 




Redaksia Online
(Shiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf