DETAJET/ 3 rastet e dhunës mes protestuesve të akuzuar si provokatorë

DETAJET/ 3 rastet e dhunës mes protestuesve të akuzuar si provokatorë

Një moment i përplasjes mes protestuesve

TIRANË - Opozita jo parlamentare zhvilloi protestën e radhës paraditen e sotme para Parlamentit. Ndryshe nga të gjitha protestat e tjera, në këtë tubim të tetë, pati përplasje edhe mes vetë protestuesve. Dhunë, grushte, goditje me shkelma. E gjitha nisi me një protestues me kapuç para Kuvendit i cili u rrah nga militantët, dhe më tej me një burrë tek Piramida që u godit me shpulla në fytyrë dhe shkulje veshi. Ndërsa e fundit që e pësoi nga "revolta" e protestuesve ishte edhe një zonjë. Ajo u shty dhe u tentua të rrihej prej protestuesve që akuzonin këta persona si të infiltruar.

Përmes fotove dhe videove mëposhtë janë 3 "incidentet" mes protestueve. 

Rasti 1 - Personi me kapuç tek Kuvendi


Personi i parë i dhunuar nga protestuesit para Parlamentit


Teksa turma po shtynte kordonin policor për herë të dytë në tentativë për ta çarë por pa ja dalë, një shishe uji e hedhur nga mesi i protestuesve godet në kokë një tjetër protestues që gjendej pranë kordonit policor. Në krye të protestës pranë kordonit të sigurisë qëndronin Noka, Balliu, Spaho dhe Boçi dhe zyrtarë të tjerë të PD ndërsa gjithashtu edhe protestues mes tyre dhe personi që mbeti i lënduar në kokë nga shishja e ujit e hedhur nga mesi i protestuesve. Kaq ka mjaftuar që mbështetësit e opozitës të gjenin personin (në video me kapuç të zi) që ka hedhur shishen duke e akuzuar si të infiltruar të policisë ose provokator dhe kanë filluar ta gjuajnë me grushte e shkelma duke e dëbuar nga protesta. 

 

Rasti 2 - Burri tek Piramida
Nga Kuvendi protestuesit u zhvendosën në krah të Kryeministrisë tek Piramida ku vendosën një piramidë në miniaturë me mbishkrime dhe parulla kundër kryeministri Rama.  Pasi kësaj piramide iu vendos flaka një pjesë e protestuesve lëshonte akuza duke thirrur kundër Ramës dhe duke përmendur edhe çështje të Çamërisë, një tjetër person mes protestuese duke iu drejtua protestuesve të tjerë duke u thënë "Edhe unë çam jam por nga i dini ju këto që thoni?" kaq mjaftoi që dy protestues ti vërsuleshin atij dhe ta shtynin për ta dëbuar nga protesta ndërsa më pas ai është goditur me grushte. 

 

Rasti 3 - Gruaja tek Piramida
Dhunës nuk i ka shpëtuar edhe një grua e cila ishte mes protestuesve tek Piramida në krah të Kryeministrisë. Ajo ka sharrë protestuesit teksa ata lëshonin akuza kundër Ramës, gjithashtu është dëgjuar të thotë "Pse e shani Ramën"  ndërsa teksa protestuesit  filluan të dhunonin një burrë (zotëria i përmendur mësipër) ka ndërhyrë për t'i dalë në mbrojtje atij duke u thënë protestuesve se "çfarë kishin që qëllonin djalin" por në këto momente edhe ajo është rrethuar, shtyrë dhe ofenduar nga turma ndërsa në një moment ka ndërhyrë operatori i Report TV për ta larguar nga turma e protestuesve të acaruar që e akuzonte si provokatore dhe të infiltruar. 


Gruaja që u dhunua nga protestuesit tek Piramida në krah të Kryeministrisë
 

(VIDEO 1)

(VIDEO 2)

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/04/2019 23:40

    Pa vizion, pa ide, pa organizim, paranojake, kjo eshte PD e sotme. Belind Kerrici nje paranojak qe kujton se ka nuhatje sigurimsi i futi militantet e vet ne rrahje publike me njeri-tjetrin. Problem e kane se pak veta po u shkojne ne proteste, u fusin dhe dajak ca prej tyre se s'dine ku te shfryhen dhe do katandisen ne nje stan te vogel vetem me idiote.

    Përgjigju
  • Hinglazeri: 03/04/2019 23:15

    Bageti e bujqesi ne proteste

    Përgjigju
  • Justice: 03/04/2019 22:26

    Imagjino te dalesh te protestosh,bashke me keta kafshe

    Përgjigju
    • erik: 04/04/2019 10:08

      Kam dal une te protestoj me ta. Ne protesten e shkurtit dhe te marsit. Asgje nuk me ndodhi sepse as po shaja, bertisja, shtyja, provokoja, godisja me shishe apo gje tjeter. Ca do te thote kjo e nxjerr vete si perfundim !

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen