Paralajmërimi/ Ambasada e SHBA: Basha e Kryemadhi të dënojnë dhunën! Uluni në dialog, zgjidhni krizën!

Një orë para protestës së opozitës jokuvendore kundër qeverisë, një zëri ndërkombëtarët i bëjnë thirrje udhëheqësve politikë të dënojnë publikisht dhunën në protestën e 11 majit ku u sulmuan me bomba molotov efektivët e policisë dhe institucionet, dhe bëjnë apel që të ulen në dialog për të zgjidhur ngërçin politik. Protestat, thuhen në reagimet e ambasadave të SHBA-së, OSBE-së, britanikes, italianes dhe selisë diplomatike gjermanë, duhet të jenë paqësore dhe në të njëjtën kohë, në një linjë kërkohet që palët të ulen në dialog konstruktiv për të zgjidhur ngërçin politik pasi protestat po cënojnë rrugën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Selitë diplomatike në Tiranë dënojnë njëzëri sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së duke kujtuar se si u kërcënua Bernd Boschardt duke i bërë mbishkrime në hyrjen e pallatit ku ai jeton "Turp për ju", pasi ky i fundit dënoi dhunën në protestën e 11 majit dhe kërkoi marrjen e përgjegjësive nga ana e organizatorëve politikë.Thirrja e ndërkombëtarëve është edhe ndaj policisë dhe autoriteteve ligjzbatuese, për vetëpërmbatje, edhe në rast të provokimeve. 

Ambasada Amerikane në Tiranë i drejtohet në mënyrë direkte kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi që të dënojnë publikisht aktet dhunës në protestën e 11 majit, të cilat ishin të paligjshme dhe jo demokratike siç thekson ambasada. Ambasada kërkon që "ata të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Soreca: Dënoj me zemër frikësimin që i është bërë Borchardt

1555492512_soreca.jpg

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar pas sulmit të protestuesve ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.

Ora 19:42
OSBE dënon dhunën ndaj ambasadorit të saj në Shqipëri: Trazirat presin çdo shans për dialog

Zyra qendrore e OSBE ka bërë një deklaratë për situatën në Shqipëri. Në një deklaratë udhëheqësit e OSBE shprehin shqetësim lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri. Ata bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (PA OSBE) Xhorxh Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i OSBE Roberto Montella dënojnë ashpër përdorimin e dhunës në protestën e opozitës në datë 11 Maj, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet e kërcënimeve drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Boschardt. Ata i bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit që të tregojnë përmbajtje.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik. 'Por institucionet e vendit janë gurët themelit të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme', vijon deklarata e tyre.

"Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog - dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri .

Një shtrëngim i krizës në mënyrë të pashmangshme do të pengonte përparësitë strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ka ardhur koha për të hartuar një platformë të brendshme për dialog, e cila përfshin të gjithë aktorët relevantë, duke përfshirë të gjitha palët, shoqërinë civile dhe akademinë, për të kapërcyer dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë", thuhet në reagimin e OSBE-së.

Ora 17:41
Ambasada Italiane: Udhëheqësit e opozitës të dënojnë dhunën

Stop protestave dhe palët të ulen në dialog! Kjo është thirrja që bën ambasada italiane, vetëm një orë përpara nisjes së protestës së opozitës së bashkuar. Aktet e dhunës në protestën e 11 majit, janë të papranueshme dhe Ambasada italiane u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të garantojnë që protesta e ardhshme të jetë paqësore. Gjithashtu, ambasadori Alberto Cutillo ka dënuar kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të cilat i ka cilësuar si të papranueshme në demokraci.

"E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore.

Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike. Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci. Së fundmi, Ambasada italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë", shkruan ambasada italiane.

Ora 17:38
Ambasada gjermane thirrje Bashës e Kryemadhit: Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun, dënoni dhunën

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz i bën thirrje liderëve të opozitës të dënojnë maksimalisht aktet e dhunës të ushtruar në protestën e 11 Majit.  Ajo dënon sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe i kërkon palëve të tërhiqen nga protestat për t'u ulur në dialog në funksion të integrimit të vendit në BE.

"Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv",
thuhet në reagimin e ambasadës.

Ora 17:31
Ambasada britanike dënon sulmin ndaj Bernd Borchardt: Tërhiquni nga dhuna, nisni dialogun

Ambasada britanike i bën thirrje liderëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunshme . Ajo dënon intimidimin e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt dhe i bën thirrje palëve të hyjnë në dialog pasi dhuna dhe retorika nuk janë zgjidhje.

“E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.
Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.
Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje
”, deklaron ambasada britanike.

Ora 17:11
E djathta dhe e majta Europiane thirrje opozitës: Tregoni përgjegjësi dhe vetëkontroll, dialogu e vetmja zgjidhje

Një mesazh si miq të Shqipërisë, që i duan të mirën vendin tonë. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës, Eduard Kukan, eurodeputeti, Partia Popullore Evropiane në Parlamentin Europian dhe Knut Fleckenstein, eurodeputeti, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (pra e majta dhe e djathta evropiane) janë bërë bashkë për të dënuar dhunën në protestën e opozitës së bashkuar. Në reagimin e tyre, theksohet se ky reagim nuk ka për qëllim që të ndërhyhet në punët e brendshme të shtetit, shprehen se realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme vijnë vetëm nëpërmjet dialogut . Në fund, ato u bëjnë thirrje udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll, për të mirën e vendin që synon integrimin në BE.

Në letrën drejtuar Shqipërisë, ato bëjnë thirrje që t'u jepet fund protestave të dhunshme, duke theksuar se pamjet e së shtunës japin përshtypjen e gabuar se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave me BE në qershor të këtij viti.

Letra

Një thirrje evropiane dhe ndër-partizane për qytetarët shqiptarë:

Të dashur Miq, Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlere te shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.

Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin ne ngjarjet ne vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton. Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Evropian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Për ketë arsye, e ndjejmë te nevojshme për t'ju drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë. Prandaj, kemi besim dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptare dhe nga shoqëria civile qe te punojmë se bashku për të çuar përpara qëllimin tone të përbashkët. Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti.

Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare te shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit te saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe te jepni kontributin tuaj për te ndaluar dhunën.

Është koha e duhur për ti dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptaret janë te afte për t'i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Juaji sinqerisht, Knut Fleckenstein, eurodeputeti, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, raportuesi i PE për Shqipërinë

Eduard Kukan, eurodeputeti, Partia Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punës së Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor

Ora 17:07
Paralajmerimi/ Ambasada Amerikane: Basha dhe Kryemadhi të dënojnë publikisht aktet e dhunës

Një orë para nisjes së protestës së opozitës, Ambasada Amerikane ka bërë një thirrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë për dy liderët e PD-LSI, Basha e Kryemadhi. Duke dënuar aktet e dhunës që u regjistruan të shtunën e 11 majit, Ambasada bën thirrje që episode të tillë të mos përsëriten në protestën e ditës së sotme. Sipas tyre, ajo panoramë që është përcjellur në protestat e opozitës së bashkuar, po dëmtojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Ambasada bën thirrje që t'u jepet fund protestave dhe që palët të përfshihen në një dialog konstruktiv, me qëllimin final për t'i dhënë  fund ngërçit politik.

"Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik", shkruan Ambasada. 

 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 13/05/2019 21:47

    Ore njerez a se kuptoni qe kta plera vrases gjak ftoht jan te paguar nga ruset greket e serbet per trazira ne vend se edhe kta vet e kan te qart se nuk vihet keshtu ne pushtet po skan nga lozin bishtin nga ruset qe paguajn miljona dhe kta gjejne ca bark that dhe fundirrina te shoqeris dhe i sjellin ne Tirane per dy birra e nje snduiq eshte e qarte fare kjo loj e piset turp per PD se ate sja vlen tja shkruash emrin

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 13/05/2019 19:06

    Majft duke shakterruar dhe duket hedhur Bomba Molotov. Luli thote proteste paqesore dhe genjen. Te gjithe te ardhurit qe po shkatterojne. Protestat behen paqesore. Ke voten votoje jashte. Monika dhe Luli duan pushtetin te vjedhin prape sic kane vjedhur.

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/05/2019 17:42

    Të gjith po i bejn thirrje për të mbajtur qetësi dhe për ta dënuar dhunën por këta dy plehra nuk e bejn, kjo kuptohet që ata atë duan: dhunën, shkatrrimin, luftën civile dhe të vritet ndonjëri si martir!! po përpiqen si derra të marrin vëmendjen e ndonjë antievropjani por as ata nuk po i pjerdhin, lidera vk vrasës dhe hajduta të dokumentuar! Turp të keni që po ja nxini fytyrën Shqipërisë në të gjith botën për INTERESIN TUAJ, KARRIGES TUAJ! Ai maloku, plaku matuf dhe vrasës serial i komandon të gjitha skenaret nga shtëpia ti

    Përgjigju
  • Demokrar jo me pd: 13/05/2019 17:32

    Rrofte Amerika, mik ja me e madhe e popullit tune Njwrzit ti vene gishtin kokes se kryetaret e partite shkojne e vine , por shqiptaret mbeten shqiptare , mos digjni, mos shkaterroni ,mos degjoni ata qe duan pushtet nga rruga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën