Protesta e opozitës, Bardhi: Nesër mblidhet Kolegji i kryetarëve, vendoset data

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se kur do të zbulohen detajet e reja lidhur me protestën e planifikuar nga opozita.

Në konferencën për shtyp, Bardhi u shpreh se ditën e nesërme në orën 11:00 në selinë e PD-së do të mblidhet Kolegji i kryetarëve, ku edhe do të diskutohet lidhur me datën dhe mënyrën e protestës së opozitës.

"Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ngarkoi kryesinë e re me organizimin e protestave popullore, me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës. Nesër në orën 11.00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, që do të diskutojë formën e protestës, datën e protestës dhe të gjitha detajet që lidhen me protestën dhe me zbatimin e vendimit të Këshillit Kombëtar,"- tha Bardhi.

Deklarata e Gazment Bardhit: 

Siç jeni në dijeni, sot ishte mbledhja e parë e konstituimit të kryesisë së re të Partisë Demokratike. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që ngarkoi kryesinë e re me organizimin e protestave popullore, me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës, sot Kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë Partia Demokratike dhe opozita për realizimin e kësaj vendimmarrjeje të Këshillit Kombëtar. Vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike është që nesër në orën 11.00 të thërrasë mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, një organ i ri statutor i Partisë Demokratike, për të diskutuar paraprakisht me ta mbi strategjinë e protestave që do të ndiqen dhe, më pas, gjatë pasdites, do të ketë një mbledhje tjetër të kryesisë së Partisë Demokratike, mbi detajet dhe strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita. Ky ishte vendimi i kryesisë. Nesër në orën 11.00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, që do të diskutojë formën e protestës, datën e protestës dhe të gjitha detajet që lidhen me protestën dhe me zbatimin e vendimit të Këshillit Kombëtar.  Nuk ka një vendim mbi këtë çeshtje, e përsëris, ka pasur një diskutim të të gjithë anëtarëve të kryesisë për strategjinë që do të ndiqet për protestat. Do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve në orën 11.00 të ditës së nesërme. Ju lutem, duroni deri nesër për detajet e mënyrës, formës, datës, orës dhe të gjitha çështjeve të tjera që lidhen me protestën. E vetmja thirrje që kam, është që ju t’i bashkoheni protestës së opozitës.

Rreth një javë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha lajmëroi opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës. (LEXO KËTU)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 22/01/2019 09:39

    Bardha do byc me rrezu Ramen ti ke byc po per tjeter gje.

    Përgjigju
  • Fad: 21/01/2019 21:38

    Ka lezet shpirti ta ndegjosh ket yllin dmth babalen jo si rastani qe pinte vetem raki.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!