Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, orën 17:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve.

Deputeti thotë se protesta e opozitës është njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në një treg Krishltindjesh në Gjermani. 

‘Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!

Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet’, thotë ai.


Lajmi kryesor:

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’, PD do bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale, do ketë pasoja! Do jetë dhe Berisha


S.B/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm