Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen: Mos kaloni në zonën e tubimit!

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen: Mos kaloni në zonën e tubimit!

Foto nga një prej protestave para Bashkisë

Tiranë- Sot mbahet protesta e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu edhe si në tubimet e dhunshme të së kaluarës, pritet që mbështetësit e PD të përdorin të njëjtat skena sulmi me vezë, fruta-perime, flakadanë, djegie gomash apo dhe molotov. Dy protestat e fundit kanë qenë jo vetëm më të shkurtra për shkak të temperaturave të larta, por edhe me më pak akte dhune ndaj efektivëve të policisë dhe institucionit.

Policia e Tiranës edhe sot njoftoi planin e masave, duke apeluar ndaj tubuesve dhe organizatorëve që të përmbahen. Gjithashtu është informuar për qytetarët edhe itinerari i lëvizjes dhe bllokimi i disa rrugëve që para orës 11:00.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”, shpjegon policia.

Dhe më tej specifikohet diapazoni kohor i masave të detyruara të qarkullimit:

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”.

Kurse në fund është një apel për të gjithë shoferët, qytetarët apo kalimtarët, që t’i shmangen zonës së tubimit për shkaqe sigurie.

“Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, mbyllet njoftimi.

Opozita ka nisur protestat para Bashkisë që prej fundit të muajit Mars, menjëherë pas skandalit me dosjen "5D" të drejtorëve të arrestuar apo nën hetim të institucionit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Armando Broja vendos të ardhmen, ‘kokë më kokë’ me trajnerin e Chelseat

Armando Broja vendos të ardhmen, ‘kokë më kokë’ me trajnerin e Chelseat