Protesta e opozitës/ Reagimet nga PS: Ëndërr me sy hapur për karrige e Bashës

Protesta e opozitës/ Reagimet nga PS: Ëndërr me sy hapur për karrige e Bashës

Shumica deklaron se opozita proteston për pushtet në tavolinë, ndërsa qeveria do të vijojë punën e qetë deri në ditën e fundit të mandatit në vitin 2021. Rama në foltoren e Kuvendit, por edhe deputetët e tjerë të shumicës i cilësojnë si ëndrra me sy hapur kërkesat dhe kërcënimet e opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Protesta e opozitës/ Braçe: Mos e krahasoni me 1996, s'ka kompromis me mandatin

Zv/ kryeministri Erjon Braçe thotë se nuk do të ketë asnjë negocim apo kompromis me opozitën që po proteston në kurriz të votës së shqiptarëve duke përjashtuar ashtu sikur deklaroi Rama, zgjedhjet e parakohshme që kërkon PD dhe LSI-ja.

Postimi  i plotë i Erion Braçes
ESHTE SI NE 1996-ten?!

JENI TE RINJ DHE S’DINI GJE,

NUK MBANI ME MEND GJE APO,

PO TALLENI?! Jane disa qe jane vetepunesuar si analiste ne kete vend qe,

po qarkullojne kete tezen e VITIT1996!

Madje dhe krahasojne duke perqasur ate vit me cpo ndodh tani!

Pyetje e kam;

A JENI NE TEREZI APO JO?

Ne vitin 1996, nga Sali Berisha president,

u thirren dy pale zgjedhje,

ato te 26 Majit-politike dhe,

ato te 26 Tetorit-vendore keto.

Krahasim doni? Urdheroni:

Ne 26 Maj nuk kishte zgjedhje por vjedhje, certifikuar te tilla nderkombetarisht,

Ne 25 qershor kishte zgjedhje, te lira, te drejta, te pranuara nga te gjithe, te certifikuara nderkombetarisht!

Mjafton tu kujtoj se,

Partia Socialiste u perzu me dhune,

gjak e barbari nga ato zgjedhje heret ne mengjes dhe, vec pasdite, nje ore para mbylljes se QV u terhoq prej tyre;

Partia Socialiste prej tre vitesh kishte kryetarin ne burg politik.

Kurre keto nuk ndodhen ne 25 Qershor!

Ne 28 Maj, diten e shpalljes se rezultatit nga qeveria e kohes dhe, diten e shoalljes se raportit turperues mbi zgjedhjet nga Nderkombetaret,

Partia Socialiste u masakrua barbarisht ne sheshin Skenderbej.

Ne 27 Qershor ishte qetesi, zgjedhjet u pranuan nga te gjithe, 35 mije komisionere e numerues, gjykates zgjedhore e administrative nuk kane cenuar as edhe nje vote ne ato zgjedhje.

E dyta, pas 26 Majit, PS nuk dogji mandate, por bojkotoi Kuvendin.

E treta, pas 26 Majit, PS u paraqit ne zgjedhjet e 26 Tetorit-vendore,

fitoi 4 bashki dhe mori 32% te votave,

zytarisht, ne rregjimin politik te Sali Berishes dhe rregjimin ekonomik te Vehbiut, Shemsies e Maksudes,

te gjithe me para ne dore duke blere zgjedhjet-meqe eshte teme e dites kjo.

Atehere a ka te krahasuar?

#KURRE! Harrojeni!

Ju nund te mos dini, mund te keni harruar,

por kurre nuk mund ta shpikni nga hici nje gjendje kriminale nga ai pushtet, nga te njejtet njerez, sot!

Kurre!

Nuk genjeni e nuk sugjestiononi dot kerkend!

23 vite larg eshte por deshmitaret jane gjalle akoma!

As atehere e as sot, #NE NUK BEJME KOMPROMIS PER

#DEMOKRACINE, #KUSHTETUTSHMERINE,

#VOTEN E SHQIPTAREVE.

Ora 13:52
'Në 16 mars rrëzojmë Ramën'/ Ndreu: Basha, tullumbac i fryrë, si kinez i lumtur

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ironizon thirrjen e Bashës për popullit që të vijë në datë 16 mars para Kryeministrisë për të rrëzuar Ramën nga pushteti. "Ky tullumbaci i fryre Lul Basha eshte figure shume groteske kur rreket te motivoje militantet se me 16 do e fshije qeverine ! Mos u lodh me ba rrugen kot, se as me 16-te te shekullit tjeter me protesta militantesh nuk bie qeveria ! Viagrimi i Lulit vetem sa i jep ze cjerres duke pare endrra me sy hapur se do perfundoje qyl ne zyren e Kryeministrit ! Tek e fundit... endrrat pa lek jane...! Lere pastaj kur qesh kot si kinez i lumtur...haha" shkruan ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/03/2019 15:08

    Brace je diamanti socialisteve bashke me Pjerinin , por komenti i Pjerinit eshte fantastik .E forte se enderrat e Lulit hane oa pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë