Rama në Kuvend: Dialog me opozitën e re për reformën zgjedhore, zgjedhjet në 2021

TIRANË-Jashtë Kuvendit të Shqipërisë opozita po zhvillon protestën e radhës duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama, ndërsa brenda vijon normalisht seanca plenare. Kryeministri Rama gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit u shpreh se opozita proteston për pushtet në tavolinë që nuk do ta marrë kurrë. Ai u shpreh sërish i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa shtoi se PD-së dhe LSI-së vijon që t'i shtrijë dorën për dialog.

Megjithatë, tha Rama, nëse nuk pranojnë, dialogu do të vijojë me opozitën e re në Kuvend, deputetët që kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e PD-së dhe LSI-së.  Shkaku i protestës sipas Ramës është fakti se opozita e di që do i humbë zgjedhjet lokale.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje opozitës që të vijë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe të provojë sa vlen, pasi me apo pa ata, PS do të futet në zgjedhje dhe do të fitojë të gjitha bashkitë. Në fund të fjalës së tij, ai tha se po niset në një vizitë në Itali për të shpjeguar pamjet nga Shqipëria, se nuk bëhet fjalë për një protestë popullore, por vetëvrasje të opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Mbyllet Kuvendi/ Opozita e re bashkon votat me shumicën për projektligjet

Pas 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës dhe votimit të rendit të ditës është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Vëmendjen e ka tërhequr fakti që tre nga katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së që u betuan sot në Kuvend votuan pro projektligjet e rendit të ditës. Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi votuan pro për projektligjet, ndërsa Ylli Shehu votoi kundër.

RENDI I DITËS
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”

Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”

Projektrezoluta “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”

Ora 11:27
Felaj: LSI-ja si miza e kalit...! Gjiknuri: Opozita po mbjell destabilitet

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj nga parlamenti i bëri thirrje opozitës, ashtu si Rama për dialog, ndërsa lëshoi akuza drejt LSI-së. "LSI-ja është si ajo miza e kalit që ngjitet për interesat e veta" tha Felaj. Ndërsa Gjiknuri shtoi se opozita do destabilitet. "Hapësirë për dialog ka, por opozita ka hedhur farat për destabilitet. I them opozitës se ka shumë hapësira në Kodin zgjedhor, i ka të gjitha mundësitë për kompromis. Ky vend është shumë i vogël për t'u ndarë, po rrudhet" tha ai.

Ora 11:12
Rama: Opozita na turpëroi, po shkoj në Itali për të mbrojtur vendin

Rrugës për në Itali, kryeministri Rama përpos sqarimit në Kuvend ka bërë edhe një status në rrjetet sociale për të shpjeguar sërish qëllimin. "Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë,pas cënimit të rëndë që i'u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz.Për Shqipërinë FinoAllaFine" shkruan Rama.

Ora 10:37
Rama ikën në Itali: Do u shpjegoj se nuk është protestë popullore, por vetëvrasje e opozitës (VIDEO)

Pas përfundimit të fjalimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama u nis në një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë fjalës në foltore, Rama tha se do të shkojë në vendin fqinj për të shpjeguar se ajo që po ndodh nuk është protestë popullore, por vetëvrasje e opozitës. "Do të shkoj matanë detit për të bërë përpjekjen time për ti shpjeguar Italisë cka kanë shfaqur lajmet, nuk është protestë popullore, por reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë së popullit shqiptar që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe përfaqësimit dhe ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re është një vendim vetëvrasës i udhëheqjes së opozitës si rezultat i humbjes së shikimit mbi Shqipërinë. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Si dy vite më parë kur në bulevard u ngri një çadër për një Republikë të Re për kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe trazitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga parlamenti" tha Rama.

 

Ora 10:34
Zjarri para parlamentit, Rama: Ja cfarë më tha tenori i njohur dhe një luleshitëse

Protesta e opozitës me djegie gomash para parlamentit dhe dhunën para Kryeministrisë sipas Ramës ka dëmtuar imazhin e vendit. Ai tregoi se cfarë i kishte thënë tenori i njohur Saimir Pirgu dhe një luleshitëse. "Saimir Pirgu më tha se më duhen 200 koncerte për të hequr nga mendja e njerëzve pamjen e gomës që digjej para kuvendit. Ndërsa një luleshitëse më tha se kjo është tufa e parë që po shes që nga 16 shkurti. Cdo shfaqje e tillë cënon konsumin" tha Rama.

Ora 10:33
Rama: I shtrijmë dorën për dialog PD dhe LSI-së

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog për PD-në dhe LSI-në, por jo për të negociuar rregullat e demokracisë. "Ata e morën pushtetin, pasi PS-ja luftoi vetveten, ata nuk kanë asnjë shans asnjëherë që të bëhen shumicë, aq më tepër sot, kur shumica është kompakte, na duhet vetëm qetësi. Ka të rinj që kanë ardhur sot dhe do të vijojnë që të vijnë, cka do të thotë se këta nuk janë e vetmja zgjidhje. Ne duhet të bëjmë cdo ditë reflektimin tonë se cfarë nuk shkon dhe cfarë duhet të bëjmë më mirë. Ne jemi gjithmonë gati të flasim, dora jonë është e shtrirë, gatishmëria jonë është gjithmonë për të dialoguar për gjithcka, por nuk jemi gati që të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi dhe cdo sistemi tjetër" tha Rama.

Ora 10:30
Rama: Dialog me opozitën e re për reformën zgjedhore

Kreu i qeverisë u shpreh se me largimin e PD-së dhe LSI-së nga Kuvendi, shumica do të vijojë që të dialogojë me opozitën e re, që janë deputetët që pranuan të marrin mandatet për të cuar përpara reformat që kërkon Brukseli. "Është koha që shqiptarët të shohin që ata nuk janë e vetmja zgjidhje e zgjedhje, ka të tjerë, ata që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë aq sa të vijnë. Tani me opozitën e re këtu në parlament do ta cojmë përpara reformën zgjedhore. Nuk do të shkojmë në Bruksel të themi nuk e bëjmë dot këtë, se ata ikën, këtë nuk e bëjmë dot, ne do të gjejmë rrugën të dialogojmë me opozitën që do të zerë vendet këtu në sallë dhe bazuar mbi rekomandimet e OSBE-së dhe do të shkojmë përpara, ashtu si me votën e emigrantëve" tha Rama.

Ora 10:25
Rama: Zgjedhjet lokale do bëhen, PS do të fitojë të gjitha bashkitë

Kryeministri Rama u shpreh sot se zgjedhjet lokale do të zhvillohen me apo pa opozitën, ndërsa shtoi se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë. "Në qershor Shqipëria ka zgjedhje vendore, ata e dinë se nuk ka asnjë shans, e dinë ju se ua kanë thënë në kafenenë e parlamentit, e di edhe unë se e kam dëgjuar nga partia e tretë e opozitës. Kanë shumë pak shanse që të ruajnë bashkitë që kanë. Ne na takon të marrim të gjitha bashkitë, që të qeverisen nga njerëz normalë që dine të bëjnë zhvillim dhe dinë që të ndryshojnë faqen e historisë së një komuniteti. Nuk duan që ti marrim të gjitha, bujrum le të vijnë dhe të shohin ku jemi" tha Rama.

Ora 10:21
Rama: Opozita do pushtet në tavolinë, Basha e provoi, por s'ka më

Rama u shpreh se opozita kërkon pushtet në tavolinë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi u provua para dy viteve. "Këta kërkojnë që të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne nuk ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e një procesi absurd. Opozita kur e shesh që nuk fiton zgjedhjet, thotë iki duke djegur mandatet dhe anulim loje. Ne e provuam me ata, ua dhamë të gjitha, e di mirë Lulëzimi. Që nga dita kur u bë qeveria nuk shkela asnjë ditë në këshillin e ministrave dhe qeverinë e drejtoi zv/ ministrja dhe unë isha në fushatë. Ne vijojmë edhe më shumë vëmendje" tha Rama.

Ora 10:20
Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatin, zgjedhjet në 2021

Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht protestës së opozitës zgjedhje të parakohshme nuk ka, ndërsa shtoi se në krah të Bashës qëndrojnë njerëz që kanë humbur miliona nga industria e bixhozit që është mbyllur. "Jemi të gjithë dëshmitarë se cfarë opozite kemi pasur, një grusht njerëzisht, pa ide, program, apo përgjegjësi për të përfaqësuar ata që i sollën këtu, jo për të demonstruar muskujt dhe për të dhënë shfaqje të shëmtuara.

E keni parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme nga asnjë normë dhe sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të vijnë dhe është e drejta e tyre. Por ajo që ne na takon është që këtij kuvendi ti japim përmasën e halleve, probleme dhe pritshmërisë së njerëzve dhe nga Kuvendi të dëgjojnë se cfarë bëjmë ne dhe pse ne zgjedhim të kalojmë këto ligje dhe cilat janë idetë tona.

Cfarë do të ndodhë me ata që . Përsa na takon ne, jemi këtu për të vijuar punën tonë. Ky parlament është vendi kuna ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe na besuar të qeverisim deri në 2021. Ne me mandatin nuk luajmë bixhozh sikur luajnë ata, që pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur, nga bixhozi dhe të tjerët. Një që humbi miliona nga industria e bixhozit qëndronte në krah të liderit të opozitës, apo një drejtor i lojërave të fatit është atje. Lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë PS-së dhe qeverisë, zero" tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/03/2019 19:50

    Hec perpara se lulushi e mori si shaka po i ngeci sharra ne gozhd sdi ca me be i shkreti te terhiqet esht turp te iki perpara ku do ve ka ren me burr shteti

    Përgjigju
  • Musa Demi: 05/03/2019 12:16

    O popull injorant! Shteti mbahet me punë, e jo me protesta!Kjo që ju bëni quhet "ANARKI" dhe jo demokraci! Monika Kryeboshi dhe Luli i vocër kanë frikë nga vetingu në politikë. Atyre nuk ju bëhet për ju por duan ta shpëtojnë vehten duke e shkatëruar Shqipërinë! Sali Berisha është i paguar nga Putini që ta shkatërojë Shqipërinë që mos të hyjë në BE!

    Përgjigju
  • fadil EDEPSËZ BAJG gjoleka: 05/03/2019 11:27

    O Edi Rama vazhdo pjnën po reflekto edhe për gabimet. Puno pa hile për ktë popull të shum vuajtur e të raskapitur. Se sdo marësh asgjë me vete. Bëj për MËMËDHEUN tënd bëje SHQIPËRIN HIJE RËND E BUKURIN E RALL TË EVROPËS TË QËNDROI ATY KU I TAKON. RROFT SHQIPRIA RROFT POPULLI SHQIPTAR. POSHT KRIMINELET ORDINER. Z O T I E BEK9FT SHQIPR8N

    Përgjigju
  • Populli: 05/03/2019 11:08

    Ne te semes Berishe Krimineli,Lulzim Kryehajduti,Monika Gojecorapja me gjithe shpuren e tyre,populli nuk i don ti shohe me sy,perfundimisht e pastruan Parlamemtin nga kriminelet e PD-LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve