Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me  protestën e opozitës, duke vënë në pikëpyetje drejtimin që, sipas tij, ka marrë sot forca kryesore opozitare.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shkruan: “Po si ka mundësi që Partia e cila lindi nga idealet e dhjetorit ’90, të përfundojë të ketë ideal djegien e kazanëve?!”

Sipas Ballës, aktet e djegies së objekteve në rrugë dhe përshkallëzimi i protestës nuk përfaqësojnë frymën e Dhjetorit 1990, periudhë nga e cila lindi Partia Demokratike e Shqipërisë.

Balla theksoi se pluralizmi politik në Shqipëri u ndërtua mbi parime demokratike dhe jo mbi forma dhune apo tensioni në rrugë.

R.Xh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?