Media amerikane Fox News ka shkruar Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Republikën Islamike për më shumë se tre dekada, ka vdekur pas sulmeve të sotme në Teheran.

Sipas Fox News, udhëheqësit izraelitë konfirmuan se kompleksi dhe zyrat e Khameneit u shndërruan në rrënoja të shtunën në mëngjes, pas sulmit në qendër të Teheranit.

“Khamenei ishte autokrati më jetëgjatë i Lindjes së Mesme bashkëkohore. Ai nuk arriti të ishte i tillë duke qenë një kumarxhi. Khamenei ishte një ideolog, por një që ndoqi pa mëshirë ruajtjen dhe mbrojtjen e ideologjisë së tij, shpesh duke bërë dy hapa përpara dhe një hap prapa”, tha për Fox News Digital Behnam Ben Taleblu, drejtor i lartë i programit të FDD-së për Iranin.

“Pikëpamja botërore e Khameneit u formësua nga anti-amerikanizmi dhe antisemitizmi i tij militant, të cilat u shfaqën për herë të parë në protestat e tij kundër Shahut të Iranit”, shtoi ai.

I lindur më 19 prill 1939, në Mashhad, në Iranin lindor, Khamenei ishte midis aktivistëve islamistë që luajtën një rol qendror në revolucionin e vitit 1979 që rrëzoi Shahun e mbështetur nga SHBA-të, Mohammad Reza Pahlavi.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulm Iranit/ Zyrtari izraelit: Khamenei është vrarë, trupi i tij është gjetur! Teherani raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme (VIDEO)