Protesta e opozitës, Spartak Ngjela: Berisha është i dështuar! E bëri për t’i treguar amerikanëve se ka forcë, i druhet ekstradimit

Protesta e thirrur nga Sali Berisha ishte për t’i dhënë mesazh amerikanëve se ka forcë pasi i druhet ekstradimit se është i shpallur ‘non grata’ dhe përballet me akuza të rënda. Kështu tha avokati Spartak Ngjela në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv duke shtuar se numri i protestuesve nuk ishte aq i lartë pasi nuk arrinin as te Ura e Lanës.

Gjithashtu shton se Berisha është i dështuar, por Edi Rama e do. Sipas Ngjelës, kryeministri flet kundër tij vetëm se detyrohet nga ndërkombëtarët.

“Ju mendoni se mund të vijë në pushtet në një vend ku 97% të shqiptarëve janë pro amerikanë? Me 33 mijë vota do vijë? Është i dështuar. Nuk e ka hallin te votat. Ai kërkon t’i thojë amerikanëve që ka forcë e të mos shkojë më tutje se i druhet ekstradimit. Të shohim si do të vijojë. Edi Rama vjen me vota të shqiptarëve, jo të amerikanëve. Edi Rama e do Saliun, ju e keni parë. Edhe herën e fundit që foli kundër Saliut, e detyrua ndërkombëtarët se nuk donte.

Ekzistenca e Saliut i jep votat atij, e shkatërroi PD, e ndau në 2 pjesë. Po të kishte ikur që në 2013 do ishte ndryshe historia e Shqipërisë sot në funksion të së djathtës. Ndërkohë protestuesit nuk arrinin as te Ura e Lanës. Kalova aty”, tha Ngjela.

Po ashtu komenton fjalimin e Berishës para protestuesit duke thënë se nuk do të arrijë askund me fjalë fyese dhe e krahasoi me Enver Hoxhën.

“Këta kujtojnë se fitojnë me fjalë fyese? Nuk bën burri i shtetit fjalime të atilla. Edhe Rama në të njëjtën mënyrë. Cfarë nuk tha. Komplet si Enver Hoxha. Kundërshtarët e tij ose do ishin hajdutë ose vrasës”, tha Ngjela.

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malo: 14/11/2022 04:23

    Po ca ekstradimi mor. Ka ndonje denim ne SHBA apo si?! E forta eshte qe paska "goditur" cike edhe Ramen. Si duket ka nevoje per nonus ekstra nga kazinote e oligarkut ramist, mikut te udb shokut Luca.....

    Përgjigju
  • Liku: 13/11/2022 20:48

    Saliu nuk njihet si parti deri sa te vendose gjykata nuk ka te drejte as te vendose kanditatura mbasi te drejten e ka alibeaj.

    Përgjigju
  • Alban: 13/11/2022 19:08

    Ca lesh force ka saliu tu shku 100 vjec

    Përgjigju
  • Jani: 13/11/2022 18:58

    Normale qe eshte i deshtuar deri n pik t fudnit ai berish plakushi

    Përgjigju
  • titi: 13/11/2022 18:37

    ca forcl*shi ka o ngjele ai ska fuqi me hec i ka nga mosha

    Përgjigju
  • Eva: 13/11/2022 18:36

    I deshtuar ka qen

    Përgjigju
  • Goni: 13/11/2022 18:29

    Aman kush pj*rdh per berishen te bej jo protest po luft po te doj

    Përgjigju
  • Andi: 13/11/2022 18:25

    Aman se te gjithe qe ishin aty te korruptuar ishin e mund te them qe vetem pleq ,pa te rinjte e Edit sben dot o Sali plakush

    Përgjigju
  • Soni: 13/11/2022 18:21

    Berisha i deshtuar do ngele gjithmone

    Përgjigju
  • Eno: 13/11/2022 18:16

    Po forc me njerez qe i paguan per te dal ne protest

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë