Përgatitjet për protestën e opozitës para dhe brenda Kuvendit kanë nisur . Përballë gardhit të policisë po vendoset një podium i vogël dhe një ekran që demonstruesit të ndjekin zhvillimet e seancës plenare.

Deri më tani nuk ka grumbullim të protestuesve, por vetëm kalimtarë që vijojnë rutinën e tyre.

Mbetet për t’u parë skenari që opozita do të ndjekë, por në krye të demokratëve që ndodhen jashtë, do të qëndrojnë Gazment Bardhi e Klevis Balliu, të dy të përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pas gjuhës së papërshtatshme në seancën e fundit. Ndërkohë i përjashtuar për 20 ditë është edhe Agron Shehaj, pasi refuzoi të linte sallën ndërsa fliste për banorët e Rrjollit.

Pritet një tentativë e demokratëve për të hyrë në Kuvend, ndërsa pritet të shihet nëse opozita do t’u qëndrojë fjalëve për një tubim paqësor dhe me gjuhë simbole apo do të zgjedhë sërish molotovët.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- PS nuk lëshon Ballukun, opozita në protestë, 'rrethon' Kuvendin! Militantët përplasen me policinë