Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj, ka komentuar protestën e PD. Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, ai tha se Rama nuk mundet me kapsolla dhe njerëz partiakë

Lapaj theksoi se duhet që të mendohet si të shpëtohet Shqipëria dhe jo si të rritet partia.

‘Jo, nuk duhet ky model proteste, qytetarët duhet që të vijnë këtu dhe duhet të kalojmë përtej flamurit të partisë, jo njerëz që vijnë se i ke në struktura apo se i merr me autobus. Rama nuk mundet me kapsolla, por me qëndresë. Njerëzit duhet që të binden se liderët e tyre bëjnë qëndresë. Nuk mundet Rama me molotovë. Fitohet me qëndresë ditë-natë.

Ne do të rrimë këtu edhe për festa. Këtu do ta ha Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Do vëmë çadra në ditë me shi, nëse nuk na i lënë do të rrimë edhe në shi. Çdo gjë ndërtohet mbi sakrifica, çdo demokraci krijohet mbi sakrifica.

Kam takuar demokratë, demokratët në zemër unë e kam ndasin tek aspekti i lidershiit që nuk po kuptojnë se sot duhet të mendojmë për Shqiqërinë dhe jo për partinë, nuk duhet që të mendojmë si të rrisim partinë por si të shpëtojmë Shqipërinë', tha ai.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Beci: Populli duhet të ngrihet vet, jo ta nxjerrin partitë! Hoxha: PD-ja ka krizë lidershipi, Ramën s’e mundin dot