Kapsolla drejt policëve në protestën e PD, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim edhe 3 militantë të tjerë

Kapsolla drejt policëve në protestën e PD, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim edhe 3 militantë të tjerë

3 policët e lënduar në spital

TIRANË- Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës për dhunën ndaj efektivëve gjatë zhvillimit të protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë. I riu u identifikua si personi që hodhi lëndë piroteknike ndaj policëve, 3 prej të cilëve u lënduan dhe morën mjekim në Spitalin e Traumës.

Në hetim në gjendje të lirë u morën edhe 4 protestues të tjerë 18, 19 dhe 40 vjeç nga Tirana dhe një 24-vjeçar nga Korça. Pas përfundimit të protestës policia bëri këqyrjen e vendi të ngjarjes, dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan objekte dhe sende të hedhura drejt policisë dhe Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë më datë 08.02.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, identifikuan  dhe arrestuan shtetasin E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë. Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së  Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm. Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale", njofton Policia. 

Policia angazhoi më shumë se 1 mijë efektivë për tubimin e së shtunës, 8 shkurt, leja për të cilin ishte kërkuar për 3 orë, me zgjatje jo më shumë se 1 orë. Protesta e Berishës ngjau më shumë si një miting elektoral me vetëm disa fjalime.

Dëshmitë e Ahmetajt në televizionin e tij nuk arritën të frymëzonin kauzën e re të opozitës kundër qeverisë. Krah kryetarit të PD-së, Sali Berisha ishin aleatët, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së. Ndërsa, Meta me mesazh zanor nga burgu  shigjetoi kreun e SPAK. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhin zhoni deputet: 09/02/2025 11:29

    Krimineli kishte kërkuar leje për 3 orë! por nuk e xinte vendi, se dotë udhëtonte për Romë, për takim me diasporen! dhe në përfundim i la të zhgënjyer protestuesit se donte ta rrëzonte Ramen mbrëmë.

    Përgjigju
  • fric: 09/02/2025 09:47

    Krimet e Sali non gratës vazhdojnë por fajin e ka drejtësia që këta militantë kriminel që policia i ndalon gjykata i liron.

    Përgjigju
    • smi ttropo: 10/02/2025 12:02

      leni ne qeli hajvonat

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'