
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike iu përmbajt ‘urdhrit’ pa fjalë të kreut të saj, Sali Berishës për të bombarduar me molotovë kryeministrinë.
Ndërsa Berisha qëndronte në podium duke valëvitur flamurin, militantët e tij u përpoqën të depërtonin në perimetrin e sigurisë të ngritur nga policia duke hedhur molotovët. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me hedhjen e gazit lotsjellës
Pamja mori atë të një sheshi lufte që më pas u zhvendos te godina e parlamentit. Kjo ishte faza e vetmja lëvizje disi jashtë skenarit të parashikuar, edhe pse dihej që do të kishte një pikë të dytë zhvillimi.
Përpara parlamentit, përplasja u ashpërsua disi pasi u vu re një rritje e tensionit nga ana e protestuesve kundrejt policisë, por situata u normalizua shpejt falë gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur ndaj tyre.
Lajmi kryesor:
PD 3 orë dhunë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje e gurë drejt policëve te Kuvendi! 11 efektivë të lënduar! PAMJE me dron











