Protesta e PD për qeveri teknike
60% e shqiptarëve kundër/ Anketa

Protesta e PD për qeveri teknike<br />60% e shqiptarëve kundër/ Anketa
Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 60% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.
 
Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.
 
Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, votuan për partitë që janë sot në opozitë rreth 30% e votuesve që banonin në Shqipëri (660 mijë nga rreth 2.2 milionë).
E. Zaloshnja

zaloshnja

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë