TIRANË - Policia merr masat për një zhvillim normal të protestës, që pritet të zhvillojë sot Partia Demokratike dhe simpatizantët e saj.
 
Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bën të ditur se ka hartuar një plan masash për tubimin e PD ditën e sotme nga ora 13:00 - 15:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara selisë së Këshillit të Ministrave.
 
Njëkohësisht masa dhe në qarkullimin rrugor, ku në segmentin rrugor nga Ura e Madhe e Lanës (kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri”), deri tek sheshi “Nënë Tereza” në ora 10:00 - 15:00 nuk do lejohet parkimi i mjeteve, ndërsa në intervalin kohor 13:00-15:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.
 
Nga ora 10:00 deri në 15:00 nuk do lejohet parkimi i mjeteve dhe nga ora 13:00 deri në 15:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve, në segmentet rrugore si më poshtë:
 
Nga kryqëzimi i Liceut Artistik, përgjatë rrugës “Ismail Qemali” deri tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; përgjatë segmentit rrugor “Lekë Dukagjini” nga lumi i Lanës deri tek stadiumi “Qemal Stafa”.

Nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit përgjatë bulevardit “Zhan D'Arc” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 13.00 deri në 15.00 do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)