Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot duke sulmuar Policinë e Shtetit për ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve dhe deputetëve. Bardhi thotë se ky ishte një akt shqetësimi që tregon se Rama ka humbur qetësinë.
Vetë Gazment Bardhi nuk ishte në protestë pasi ndodhet jashtë shteti.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm.
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar











