‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës

STRASBURGNjë grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën sot (23 tetor) në një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg. Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarit të mosbidnjes civile, që PD thotë se ka nisur pas arrestimit të Salianjit.

Para Parlamentit Europian ligjvënësit e opozitës ngritën edhe çështjen e Sali Berishës, që ndodhet në arrest shtëpie për aferën "Partizani" dhe Salianjit, por duket se harruan atë të Ilir Metës, i arrestuar vetëm dy ditë më parë. Në duar deputetët mbajnë edhe pankarta në të cilat shkruhet “Free Berisha”.

Folësit në këtë protestë nuk përmendën Ilir Metën, aleatin më të madh të Sali Berishës, që sot është në qeli.

Paralelisht me aktet simbolike jashtë godinës, delegacioni i demokratëve kreu edhe takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian.

Më i rëndësishmi ishte ai me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE David McAllister. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i shprehën zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.

“Si të flasim për demokraci funksionale në Shqipëri kur kemi liderin e opozitës në burg pa fakte e prova, kur ka denoncuar korrupsionin në vend. Si të flasim për demokraci kur deputeti Ervin Salianji është në burg. Kur ish –presidenti arrestohet sikur të ishte mafioz e bandit, ndërsa bandat e kriminelët njoftohen e ikin nga Shqipëria”, tha Elda Hoti.

Report Tv ndoqi nga afër protestën me korrespondenten Monada Mehmetaj. Në një intervistë për Report Tv, deputeti Asllan Dogjani tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, ndërsa hodhi akuza se bandat qeverisin vendin dhe diktojnë deputetët, duke iu referuar arrestimit të Jurgis Çybjes.

"Jemi këtu edhe për Berishën edhe për arrestimeve politike të deputetëve të opozitës në mënyrë të kundërligjshme. Jemi këtu për të protestuar për gjithçka. I kërkojmë BE që të ketë të njëjtin standard edhe te ne. Ti kërkojnë llogari Ramës dhe të jenë krah popullit shqiptar që të ketë demokraci, që në Shqipëri mos të caktohen nga grupet kriminale deputetë, si rasti i Durrësit, grupet kriminale caktonin se kush do ishte i dyti apo i tretoi në listën e PS në qarkun e Durrësit", tha Dogjani për Report Tv. 

Po ashtu deputetët do zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri. Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Ervin Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta. 

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Reneë Europe”.

Deputetët në Strasburg
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda 
26. ⁠Zheni Gjergji 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Grupi i PD takohet në PE me McAllister: E informuam për burgosjen e lidershipit të opozitës nga qeveria dhe gjendjen shqetësuese! Garanci për zgjedhje të lira

Grupi i PD, në takimin me kreun e Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet për një protestë në Strasburg, ku gjithashtu ka marrë takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, ishin të pranishëm në këtë takim, teksa i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruhet se zyrtari i lartë europian i ka uruar mirësëardhjen në familjen e EPP.

Edhe kreu i grupit të PD, gazment Bardhi, reagoi me një postim në rrjetin social, Facebook, ku dha detaje për informimin ndaj përfaqësuesit të lartë të KE.

Më poshtë reagimi i plotë:

“David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, është një mik i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Një zë i fuqishëm jo vetëm në Parlamentin Europian, por edhe në Partinë Popullore Europiane (EPP).

“Welcome back to your family” ishte mesazhi i mirëseardhjes së tij për përfaqësuesit e grupit parlamentar të PD, duke iu referuar ripranimit të PD-së me të drejta të plota në EPP.

Garancitë për zgjedhje të lira, barazia e palëve në zgjedhje, shteti ligjor dhe balanca mes pushteteve, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkëputja e menjëhershme e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar, respektimi i Kushtetutës dhe hapësirës së opozitës, janë sfidat që Shqipëria ka përpara dhe që vënë në rrezik serioz demokracinë në vend.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, do të ndihmojë në daljen nga rruga e errët e autoritarizmit ku e ka futur Edi Rama vendin.

Ndërhyrja e krimit të organizuar në caktimin e kandidatëve për deputetë të partisë në pushtet, përdorimi i krimit të organizuar e parave të pista të korrupsionit në zgjedhje, sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës nga ana e mazhorancës qeverisëse përmes burgosjes politike të lidershipit të opozitës, apo injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar të Qeverisë, nuk kanë asnjë lidhje me parimet dhe vlerat që duhet të udhëheqin një vend anëtar të NATO-s apo vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Përpjekjet e opozitës për të garantuar shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri, janë rruga e vetme që e afron Shqipërinë në familjen europiane, mbështetja për të cilën nga Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet e përhershme dhe e pa kursyer”.

Ora 13:31
Shehu nga Strasburgu: Drejtësia është e kapur politikisht, për të burgosur kundërshtarët politikë! Funksionon krimi dhe korrupsioni

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka qenë një prej anëtarëve të grupit opozitar që kanë udhëtuar deri në Strasburg, për të protestuar për burgosjen e deputetëve të opozitës nga qeveria në mënyrë politike.

Teksa u pyet për qëllimin e kësaj proteste, nëse bëhej për Berishën dhe Salianjin, apo kundër qeverisë, Shehu theksoi se “burgosja e Berishës ishte dhe kulmi i represionit nga qeveria”.

“Një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Është mirë në kontekstin e demokracisë, jo siç tërhoqën Metën zvarrë dhe rëndon, sepse mungon demokracia. Mungon respekti ndaj ligjit, prezumohet pafajësia”, u shpreh ai, për gazetaren e Report TV, Monada Mehmetaj.

Kurse pyetjes së gazetarit Nertil Agalliu, nga studio e "Sot, Live në Shqipëri", e Report TV, se DASH kishte reaguar duke e mbështetur punën e SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shehu tha:

“Nuk kam kundërshtim të ndiqet për korrupsion çdo person, por ka mënyra, ka parime evropiane për ta ndjekur. A keni parë në Europë të tilla situata? Berluskoni kishte 105 procese dhe nuk u tërhoq zvarrë dhe i ndoqi të gjitha në gjendje të lirë. Dominon prezumimi i pafajësisë, ky është koncepti i demokracisë. Berisha nuk paraqet rrezikshmëri. Drejtësia është e kapur politikisht për të burgosur kundërshtarët politikë. Regjimet sjellin vetëm drejtësi politike. Duhet të funksionojë demokracia, për të funksionuar parimet e drejtësisë”.

Kurse për faktin e protestës së sotme (23 tetor), deputeti demokrat tha se ndodhen aty për të shpjeguar pikërisht gjendjen reale, se ligjshmëria nuk funksionin, por funksionojnë korrupsioni dhe kriminaliteti.

“Një nga detyrat tona është të shpjegojmë si është gjendja reale, të forcojmë dialogun mes nesh. Negociatat kanë 14 vjet të bllokuara me BE, sepse ligjshmëria nuk funksionon, por funksionon korrupsioni, funksionon kriminaliteti. 20 vjet që nuk hapen negociatat. Duhet të ishim anëtarë të BE, por nuk funksionon asgjë”, tha Shehu.

Ora 12:55
PD protestë në PE, Dogjani për Report Tv: Jemi për Berishën dhe deputetët e arrestuar në mënyrë të paligjshme! S’ka zgjedhje të lira, BE t’i kërkojë llogari Ramës

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike po protestojnë para Parlamentit Europian. Deputeti Asllan Dogjani në një intervistë për korrespondenten e Report Tv, Monada Mehmetaj tregoi arsyet e kësaj proteste. Ai thotë se synojnë të sensibilizojnë opinionin publik për atë çfarë ndodh në Shqipëri.

Dogjani thotë për Report Tv se protesta është edhe për Berishën dhe deputetët e opozitës të arrestuar sipas tij në mënyrë të kundërligjshme. Ai thotë se BE duhet t’i kërkojë llogari Ramës, ndërsa shtoi se në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira.

“Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk anëtarësohemi në BE kur s’ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Ne po kërkojmë gjërat elementare, jemi këtu dhe i kërkojmë PE që të jetë krah shqiptarëve, t’i kërkojnë llogari Ramës.

Jemi këtu edhe për Berishën edhe për arrestimeve politike të deputetëve të opozitës në mënyrë të kundërligjshme. Jemi këtu për të protestuar për gjithçka. I kërkojmë BE që të ketë të njëjtin standard edhe te ne. Ti kërkojnë llogari Ramës dhe të jenë krah popullit shqiptar që të ketë demokraci, që në Shqipëri mos të caktohen nga grupet kriminale deputetë, si rasti i Durrësit, grupet kriminale caktonin se kush do ishte i dyti apo i tretoi në listën e PS në qarkun e Durrësit.

Protestat i bëjnë mirë kujtdo. Protesta jonë ka lindur si domosdoshmëri, pasi i kemi kryer të gjitha përpjekjet tona. Po instalohet diktatura nga një njeri, grupet kriminale emërojnë ministrat, drejtuesit e policisë. Kemi ardhur për sensibilizuar opinion publik, jemi për të informuar, jemi mbledhur me pankarta për të informuar parlamentarët se si është e vërteta në Shqipëri, se si grupet kriminale janë në politike, emërojnë deputetët, vjedhin përmes inceneratorëve, tenderëve”, tha Dogjani për Report Tv.

Ora 10:32
Grupi Parlamentar i PD në Parlamentin Europian, Takimi me përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas Mandl dhe z. Davor Ivo Stier, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian. 

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruan se “heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncojë lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje. 

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të nisnim takimet e ditës së sotme në Parlamentin Europian me dy eurodeputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP) z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, njohës të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe miq të Shqipërisë. 

Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, si një ëndërr e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Por, integrimi europian është frenuar për shkak të 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës. 

Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas. 

Heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cënuar parimin universal të prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar–qeverisje, duke cënuar shenjtërinë e lirisë së shprehjes, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje. 

Edi Ramës nuk i mjafton më për të mbajtur pushtetin vetëm përdorimi i krimit të organizuar apo paratë e pista të korrupsionit. Prandaj edhe ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të asgjësimit me çdo mjet e çmim të kundërshtarit politik. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse Shqipëria është më e madhe dhe më e rëndësishme se etja e tij e sëmurë për pushtet personal dhe absolut.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 24/10/2024 10:29

    Kane shkuar 26 veta, minimumi 500€ per cdo njerin shpenzime, nga i moren keto para? Thjeshte per te bere nje foto ne Bruksel. Tregon qarte se jetojne me lek te vjedhura.

    Përgjigju
  • Lui: 23/10/2024 20:41

    Na turpëruat në sytë e botës more bastardë. Mirë që këtu ka ndonjë ( disa me interes vetjak e disa ne budallëk vetjak), që ju merr seriozisht. Po në BE mendoni që ju besojnë për këtë kauzë që keni shpikur? BE-ja nuk ia fishkëlleu Greqisë për Belerin duke i thënë qartësisht që nuk ndërhyjmë në drejtësinë e një vendi sovran. Dhe Micotaqis e tërhoqi veton për negociatat me bisht ndër shalë. Tani dilni ju që protestoni për të liruar politikanë të akuzuar nga drejtësia që SHBA dhe BE kanë investuar fuqishëm.. Ah, mjerë ne për ju që na keni rënë për hise.

    Përgjigju
  • Plaku Mere: 23/10/2024 19:37

    I paska shku i cik shtrenjt kjo Xenit me biletat,qe i ka ble ktyre qe i shkojn nga mrapa per nje kocke, por prap me sa lek qe ka bjedh ai, ble avjonin.

    Përgjigju
  • redi: 23/10/2024 19:32

    Protestat jane te lejueshme ne demokraci bile dhe perdirimi i pankartave! Por nje oankarte kryesire nuk e pam ‘; Dua te jem deputet Free Berisha. Jeni bere per estrade se doni tju shoh doktori qe po protestoni per te

    Përgjigju
  • Sala: 23/10/2024 17:41

    Kishin qef me Bo nje fotografi ne Brussels dhe shkuan e ben por protest nuk pame run in si idiot turp

    Përgjigju
  • Delinquenti: 23/10/2024 16:21

    Ore po doni me ardhe ne pushtet me proteste me nji cop leter ju PO MOLOTOVIN KU E KENI ORE PSE PROTESTE ESHTE KJO PA MOLOTOV PA DJEGJE PA TE BERTITME PA GURE PA THY XHAMA SE EUROPA ASHTU I BON PROTESTAT po ikni ore ju hongert miza kalit turit ik e boni shopping sot dhe mos I thoni kujt se kur do ktheheni se do te ju vejn qent e rruges perpara

    Përgjigju
  • Diku: 23/10/2024 15:26

    Nuk po djegni karrige sot. Po rrini sikur ju Kan quar me zor aty nga babe berisha. Funderrinat e atije vendi.

    Përgjigju
  • Non: 23/10/2024 15:14

    Sa te korruptuar keta Amerikanet, Anglezet, Europianet. Sipas llogjikes se Nongrates i ka blere Edi Rama se nga qe eshte vete i korruptuar kujton se korruptohen te gjithe. Rrofte Amerika. Poshte Hajdutat

    Përgjigju
  • Linda: 23/10/2024 15:07

    Funderrinat e shtetit shqiptar banditet,trafikantet,drogaxhinjt,hajdutet ,oligaret,agjentet e Greqis,miliarderet,bashkpuntoret e krimit te organizuar protestuan sot perpara parlamentit evropian!Ne kulturen drejtesore te Evropes kriminelet si Berisha lihen ne burg jo ne arrest shtepie dhe shpifanjoset si Salianji i denojn me mbi 5 vjet e lart e jo 1 vit deputetet evropian vetem punojn per popullin dhe sindikatat protestojn per popullin e kurre per lideret e partis!!Te gjithe delexhinjt e " udhetimit" turistik jane ne anen e gabuar te historis se njerezimit!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/10/2024 14:52

    Po ta shihni foton me vemendje nuk jane te gjithe deputetet qe kane fiemosur aty. Jorida, Gazmendi, Flamuri dhe Agroni po protestojne brenda te kafja. Duket sikur u vjen zor te dalin me pankarta aty para parlamentit.

    Përgjigju
  • opozita: 23/10/2024 14:19

    nje tufe me mjerane

    Përgjigju
  • Sula: 23/10/2024 13:24

    Shkoni e verini flaken edhe ket parlamenti europian. Ju nuk e meritoni te jeni deputete por bandite sepse nje parlamentar nuk I ven flaken vendit te punes qe ju a ka besu populli

    Përgjigju
  • E DREJTA: 23/10/2024 13:21

    NJE VRIME NE UJE DO TE BEJNE SI GJITHMONE...ZGJEDHJET I CERTIFIKON BE QE SJELL NE CDO ZGJEDHJE PERFAQESUESIT E VET. SI MUND TE THUASH TE KUNDERTEN MBASI I KA CERTIFIKUAR??!!

    Përgjigju
  • sokol: 23/10/2024 13:14

    Shkojnë në Bruksel dhe thonë RROFRË NON GRATA,kjo është opozita e dhier.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet