Analisti Indrit Vokshi, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, komentoi protestat që ka nisur PD-ja para kryeministrisë, duke thënë se nuk është rruga e duhur. Ai theksoi se PD, me protestat e mëparshme, ka arritur të nxjerrë në shesh militantët e saj, por shtoi se kjo nuk mjafton. Sipas Vokshit, PD duhet që të fokusohet te organizimi dhe identifikimi i figurave që të afrojnë partinë me votuesin. 

“Mendoj se nuk është rruga e duhur. E njoh PD se kam qenë dikur. 10 protesta të mëdha kombëtare ka bërë PD në vitin 2019. Asnjë produkt politik. Ti strukturën dhe militatët e tu i nxjerr në shesh. Por Shqipëria nuk janë vetëm militantët e tu. Një parti duhej të merrej më shumë me organizimin, identifikimin e personaliteteve dhe figurave që të ishin të aftë për t’i vendosur partisë një marrëhënie me votuesin. Protesta në fjalë nuk është se vë një marrëdhënie të re me votuesin dhe nuk po  të rrit votat. Partia duhet të fokusohet te përmirësimi i cilësisë së përfaqësimit të saj.”, u shpreh Vokshi. 

Komentoi gjithashtu edhe zgjedhjen e Sali Berishës si një nga zëvendës presidentët e CDI-së teksa ndodhej në Brazil. Sipas tij, PD tentoi që të bënte propagandë me këtë vendim për të thënë se po pranohemi nga strukturat jashtë vendit. 

“Berisha ka shkuar e lobuar atje dhe është zgjedhur një ndër 17 zv. presidentët. Është diçka normale për një parti politike që në 4 vitet e fundit ka qenë e izoluar dhe shumë për Berishën për t'i rritur moralin vetes dhe ndjekësve që i kanë mbetur për të thënë se strukturat në botë po na pranojnë. Por abuzimi ka qenë në pjesëm që thoshin se është nënkryetari i të gjithë partive të djathta në botë, që që nuk është e vërtetë se partitë konservatore janë të grupuara te IDU, e themeluar në Londër", u shpreh ai.

Një koment bëri edhe për zhvillimet e fundit nga SPAK, dhe goditjet që po jep ndaj zyrtarvë të lartë, së fundmi ndaj Belinda Balluku. Vokshi e quajti paradoks faktin që një kryetar opozite që thotë përditë se do të luftojë qeverinë, del edhe sulmon Prokurorinë e Posaçme kur duhet të dilte në mbështetje të saj për faktin se po heton dhe godet korrupsionin në nivele të larta. Sipas tij, PD duhet që ta kishte SPAK-un "aleat" për të goditur qeverinë. 

"Mendoj se duhet ta shfrytëzonte SPAK-un si aleat PD-ja. Se një parti nëse e ka identifikuar si kundërshtar partinë në pushtet, nuk mund të dalë edhe të thotë dhe akuzojë Prokurorinë se po godet partinë në pushtet. Është pozitë absurde, se nga njëra anë thua se qeveria është e korruptuar dhe kur çon në gjykatë ministrat e kësaj qeverie, del edhe thua se është organizatë kriminale. Por një parti duhet të mbajë një qëndrim të rregullt pro lgjit. E bën Berisha këtë se është vetë në hetim.  Dhe ka një lloj konflikt interesi", shtoi Vokshi.

Më tej, u ndal edhe tek një deklaratë e Ilir Alimehmetit lidhur me listën e anëtarësisë së PD. Vokshi tha se PD e ka pasur gjithmonë problem anëtarësinë fiktive. Ai bëri një koment thumbues teksa tha se të rinjtë e PD-së merren me probleme periferike, dhe godasin rrotull por jo Berishën.

“PD e ka pasur gjithmonë problemin e anëtarësisë fiktive. Nuk është problem i ri, por është i ri personi që e thotë. Në një moment të caktuar ka pasur 104 mijë anëtarë, vetëm me familjet e tyre e merr pushtetin tre herë po të kesh anëtar aktiv. Ajo që unë nuk pëlqej te të rinjtë e PD është se merren me probleme periferike, godasin cilindo rrotull, poshtë zotit Berisha dhe nuk merren kurrë me zotin Berisha. Kjo tregon mungesë guximi e karakteri politik. Berisha është kryetar partie, vazhdon aty dhe nuk ka kundërshtar. Këta janë bërë klon të klonuar të disa politikanëve të vjetër që kanë qenë idhujtarë të zotit Berisha.", u shpreh ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Berisha e akuzon për lidhjet me qeverinë, Vokshi: Soros e ka ndihmuar PD-në dy herë të vinte në pushtet

 

Analisti Indrit Vokshi komentoi edhe sulmet e vazhdueshme te Sali Berishës për lidhje të qeverisë me George Soros. Ai tha se PD-së i duhet një “armik” për të sulmuar qeverinë, ndërsa shtoi se ka qenë vetë Soros që e ka ndihmuar PD-në që të vinte në pushtet, në vitin 1992 dhe në vitin 2005.

“Iu duhet një armik, armiku perfekt të cilit nuk ke çfarë i bën. Si ajo poezia që ndjekim horizontin se e dimë që nuk do të shkojmë kurrë te horizonti, por syri aty na jep fuqinë për të ecur përpara me mendimin se do ta kapim. Soros ka qenë operator i një fraksioni të Departamentit të shtetit, ka shpërndarë paratë e USAID. Ka qenë pjesë e projektit amerikan të eksportimit të demokracisë nëpërmjet organizatave jo qeveritare. Soros e ka ndihmuar dy herë PD për të ardhur në qeverisje, në vitin ‘92 dhe 2005. Keni një deklaratë zyrtare të George Soros, ku thotë se konsumova një drekë më kryeministrin Berisha dhe jam i luimtur se jemi aleatë me këtë politikan. Pra është një strukturë apo operator amerikan. Sorosi nuk është shtet, nesër shteti amerikan mund ta çmontojë atë strukturë.”, u shpreh ai.