TIRANË - Gjykata e Tiranës liron nga qelia me masën detyrim paraqitje protestuesin Ilir Ahmedani, i arrestuar gjatë protestës së opozitës pranë Zogut të Zi.
Ndërkohë pritet që nesër të dalë për masë protestuesi tjetër Sokol Ndoj. Në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
Ilir Hamedani, 53 vjeç, një militant i PD u arrestua në flagrancë, pasi goditi me grushte një shofer të bllokuar nga protesta te Zogu i Zi, ku protestuesi kishte zënë rrugën me makinën e tij. Sokol Ndoja gjithashtu përfundoi në pranga, në akuzë për pengim qarkullimi dhe kundërshtim të policisë.
Partia Demokratik dhe ajo e Lirisë bllokuan për 3 orë kryqëzimet te Rruga e Elbasanit, pranë bashkisë Tiranë, te sheshi “Uillson”, Pallati me Shigjeta dhe Zogu i Zi. Policia garantoi zhvillimin e tubimit si një e drejtë kushtetuese, por bllokimin e rrugëve e konsideroi të paligjshëm, çfarë e detyroi të ndërhyjë për shpërndarjen e turmave.
Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, mosbindja civile qëndroi gjatë pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim.
Të proceduar në gjendje të lirë janë pothuajse të gjithë deputetët e opozitës si organizator.
Emrat e 16 deputetëve dhe eksponentëve të PD-së në hetim nga policia: 1- Ervin Minarolli (Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD)
2- Flamur Noka, deputet i PD-se
3- Gazment Bardhi - deputet i PD-se
4- Oerd Bylykbashi - deputet i PD-se
5- Luan Baçi - deputet i PD-se
6- Bledion Nallbati - deputet i PD-se
7- Lefter Gështenja - deputet i PD-se
8- Saimir Korreshi - deputet i PD-se
9- Asllan Dogjani - deputet i PD-se
10- Albana Vokshi - deputet i PD-së
11- Petrit Vasili Deputet i Partisë së Lirisë
12- Petrit Doda - deputet i PD-së
13- Isuf Çela - deputet i PD-së
14- Andia Ulliri -deputet i PD-së
15 - Greta Bardeli
16 - Lindita Metaliaj
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
39.8%
-
Negative
48.5%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 4489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot e ka armik/ Ja kur Berisha i thurte lavde Bashës në tv e familjes së tij: Shqipëria s’ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa ai (VIDEO)
3 Shkurt, 12:57
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
PD në Athinë me diasporën: Regjistrohuni për të votuar! Opozita merr shënime nga Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash
2 Shkurt, 14:25
-
Mero Baze: Udhëtimi i një familje nga Tropoja drejt Gjermanisë
2 Shkurt, 07:11
-
Syri Tv: Pas Trumpit, edhe Britania e Madhe i heq non gratën Berishës!
1 Shkurt, 17:01
-
Protesta e opozitës dje para bashkisë Tiranë, në hetim 5 persona, mes tyre Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja! Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e lirë (EMRAT)
1 Shkurt, 16:18
-
Berisha niset familjarisht në Berlin, 'nuk gjen kohë' për emigrantët
1 Shkurt, 13:11
-
Roland Lami: Pse primarët janë në kohë të gabuar
1 Shkurt, 10:55
-
PD i ‘troket’ në derë Olsian Çelës: Heto krimet elektorale të 11 majit! Strategjia e SPAK? Asnjë lëvizje për denoncimet tona
31 Janar, 15:08
-
Adriana Kalaja ‘shfrenon’ fantazinë, sulmon SHBA dhe SPAK: Amerika e orgjive dhe antimoralit, sharlatani Altin Dumani të japë dorëheqjen
31 Janar, 12:46
-
Nën akuzë për dosjen ‘Partizani’, Berisha niset sot drejt Gjermanisë, do marrë pjesë në Kongresin e CDU-së! SPAK i dha leje
31 Janar, 11:09
-
Dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, Çmenduria e Berishës vijon, bën thirrje për dhunë: Gjuani me vezë e domate Ambasadat! Kërcënon Dumanin: Do e paguash çmimin më të shtrenjë
30 Janar, 21:16