Protesta e PD-së me molotov/ Shabani: Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë?! Bala: Nuk ka qytetar Tirane që rreh një gazetar!

Lidhur me protestën e opozitës dhe PD-së ditën e hënë ku nuk mungoi dhuna dhe molotovi, Endri Shabani shprehet se ajo nuk kishte lidhje me një mosbindje civile.

Studio Live, Shabani shton se Berisha ka përdorur dhunën që në ’90 dhe aktiviteti i tij në opozitë nuk ka të bëjë me mosbindjen civile të tipit të Gandit apo Martin Luther Kingut.

'Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë. Partia më diktatoriale në Shqipëri e quajti parti demokratike. E ka manipuluar kaq shumë popullin sa përdor të kundërtën për të vërtetë. Thotë mosbindje civile dhe i bindet urdhrit të gjykatës në shtëpi. Mosbindje civile do të thotë të zbresi poshtë dhe të eci si Gandi. Nuk është mosbindje civile me disa huliganë që thyejnë dhe hedhin molotov.

Gandi ka qenë i pari, pastaj Martin Luther King. I rrihte policia por ishin të bindur në kauzën e vet, paqësor sa që i kthehej në bumerang kundër policisë. Vetëm Berisha nuk mund të bëjë mosbindje civile. Ka sjellë dhunën në politikën shqiptare. Që në 90 rrihet ata që i dilnin kundër. Rrihet gazetarë, digjte gazeta. Nuk jam me këtë model. Jam fëmijë i 97, kam parë si kanë vdekur njerëz të pafajshëm. E di çdo të thotë të bjeri shteti. Nuk është ajo zgjidhje. Është duke bindur pjesën më të madhe të njerëzve të shkojnë të votojnë.'

Anri Bala, gazetar, shton për Arbër Hitajn se nuk ka asnjë qytetar të Tiranës nuk do sulmonte një gazetar siç ndodhi më 7 tetor.

'Nuk ka qytetar të Tiranës që të rrahi gazetar, të dhunojë kosha plehrash apo të hedhi molotov.'

Albi Xhunga, gazetar nga Brukseli, shikon si të domosdoshme bashkimin e forcave të reja politike, si ajo e Shabanit, Lapajt apo edhe Bashës dhe Alibeajt.

'Ne duhet të shikojmë bashkëpunimin e Ramës me Berishën. Ç’po bëjnë forcat e reja? Po ja thjeshtojnë këtë plan. Zoti Shabani u pyet a do ketë pol të tretë opozitar. Shabani iu shmang. Zoti Shabani në dijeni time është në negociata me zotin Lapaj. Janë probleme teknike. Basha ka deklaruar se do marri pjesë në zgjedhje. Situata politike e tillë që ka nevojë që forcat pro SPAK dhe hapje të sistemit të bashkohen. Mjaftojnë këto dy çështje ti bëjnë bashkë. Garimi me lista të hapura. Kaq duhet. Në asnjë skenar forcat e reja nuk mund ti mundin Ramën me Berishën. Edhe nëse Rama nuk merr 50% do ti marr Berishës, do të ketë tradhti me leje. Nëse gjithë forcat e reja pro SPAK dhe hapje të sistemit bashkohen mund ti mundin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Debat i fortë mes gazetarëve: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh

 

Gazetarët Anri Bala dhe Albi Xhunga debatuan ashpër në Studio Live duke kaluar dhe në fyerje. Gjithçka nisi kur Bala e quajti Lulzim Bashën si zorrë qorre të Sali Berishës. 

Xhunga: Ndoshta nuk je i aftë ta kuptosh. Ata që po na ndjekin e kuptojnë

Bala: Kush është alternativa. Jam më i aftë se ty për të kuptuar.

Xhunga: Ti je i aftë për të bërë zhurmë.

Bala: Më thuaj cili është alternativa?

Xhunga: Do i thuash zotërisë të mbaroj fjalën?

Bala: Nuk do lejoj të thuash përralla këtu. Ti nuk di të sqarohesh.

Xhunga: Ky flet për tjerët, zorra qorre.

Bala: Po më ka qenë zorre qorre për 21 janarin, rrugën e Kombit.

Xhunga: Me këtë nivel nuk vazhdoj shumë.

Nuk mallëngjehem për Bashën. Me këtë nivel nuk diskutoj dot. Më le të mbaroj fjalën. Qenke trap i madh se nuk e di as emrin.

Bala: Shife te titrat.

Xhunga: I ndërhy tjetrit pa lidhje. Nuk dua më të flas me ty. Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë