Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka sërish protagonisti i dhunës, godet me grusht efektivin e policisë (VIDEO)

Tensione gjatë protestës së opozitës edhe tek rruga e Elbasanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka mbetet protagonist dhe nismëtari i dhunës së papranueshme ndaj efektivëve të policisë të cilët po kryejnë detyrën për të garantuar  të drejtën e qytetarëve për lëvizjen e lirë.

Efektivët kanë kërkuar që të lirojnë rrugën por kjo është konsideruar si provokim nga ana e militantëve dhe Flamur Nokës, i cili i është vërsulur efektivëve.

Noka ka shtyrë disa prej policëve, teksa ka qëlluar njërin prej efektivëve me grusht.

'Nuk të pyes ty as ministrin tënd, as Edi Ramën. Do më tregosh mua ti?!', i ka thënë Noka njërit prej efektivëve të policisë.

'Mu zhduk', i ka thënë një tjetri.

Sjellje të papranueshme të Flamur Nokës që dikur ka mbajtur funksionin e ministrit të Brendshëm. Ndërsa një prej protestuesve ka tentuar të qetësojë Nokën duke i thënë: Qetësohu Flamur!

Më herët aty ishte dhe Sali Berisha por me një grup të vogël u zhvendosën te Bashkia e Tiranës.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë