PRISHTINË- Studentët e Universitetit të Prishtinës vazhdojnë me bllokimin e Rektoratit. Ashtu si edhe dje, studentët bëjnë të ditur se protesta e tyre nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave.
Përmes një deklarate nga Klubi Politik i Studentëve, “Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim”, Studentët e Ulqinit në Universitetin e Prishtinës, studentët kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të rektorit, Ibrahim Gashi, “sepse rektori duhet të ndalojë publikimet shkencore në revista të rrejshme e jo të publikojë rrejshëm punime shkencore”.
Ata kërkojnë fillimin e menjëhershëm të hetimeve, “rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës dhe ngritjen e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë, sepse duhet të ndalen turbotitujt shkencorë e plagjiatet me pagesë, përmes një mekanizmi verifikues e transparent, në mënyrë që të kemi shkencë e dije”.
Ata kërkojnë “Largimin e ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, sepse duhet të kemi Universitet të studentëve e jo Universitet të pushtetarëve.”
Përmes deklaratës, ata u bëjnë thirrje studentëve të të gjithë fakulteteve të bashkohen. “Universiteti është e ardhmja, të ardhmen e bëjmë ne sot. Ta bëjmë Universitetin insitucion të dijes e t’i kthejmë dinjitetin. Vatrës së dijes, t'i japim kuptim e arsyeshmëri, universitet ku studiohet, ku ka libra e jo skripta. Ka profesorë me diplomë e jo diplomë pa profesor. Ka mensë që të ushqen e jo që të mbush barkun. Ka punime shkencore e jo punime pa shkencë. Ka studentë që ngrenë zërin e jo servilë të qëllimshëm e të pa vesh”, përfundon deklarata.
Dje, 27 studentë u arrestuan nga Policia e Prishtinës, pas protestës para Rektorarit të UP-së. Sipas njoftimit të Lëvizjes Studentore, gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestën, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës përdorën dhunë të shfrenuar mbi studentët protestues.
(Në foto: Protesta në Rektoratin e universitetit)
(Në foto: Protesta në Rektoratin e universitetit)Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47