Protesta e studentëve, ambasadori i BE-së: Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm

Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot në Tiranë se: “Po e ndjekim protestën e studentëve me vëmendje. Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm. Nëqoftëse janë denoncuar akte korruptive kërkojmë që të dënohen’-deklaroi ambasadori Soreca. Deklarata e ambasadorit të BE-së u bë sot paradite në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, në konferencën e shtypit bashkë me ministren e Drejtësisë, Gjonaj, pas një takim të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Duke u ndalur të lufta kundër korrupsionit, Soreca deklaroi se: “BE pret një proces zgjedhjesh të lirë dhe transparënt në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi janë instktucione të rëndësishme. Ne do të meshtesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Europës”.

Ambasadori i BE-së tha se Shqipëria ka bërë përparime në rrugën kundër korrupsionit, por BE prêt ende më shumë. “Hetimi financiar në luftën kundër korrupsionit është i rëndësisshëm”- deklaroi Soreca.

Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj deklaroi se reforma në drejtësi është projekti më i madh antikorrupsion i qeverisë shqiptare. “Është forcuar roli i kordinatorit në luftën kundër korrusionit. Këtë vit kemi qenë të fokusuar në qasjen parandaluese dhe përmirësim sistemesh dhe identifikimin e të korruptuarve në administratë dhe ndëshkimin e tyre”. Sipas Gjonajt digjitalizimi i sistemeve dhe shërbimeve kanë ndikuar në uljen e korrupsionit dhe sipas saj deri tani 36 punonjës të administratës janë kallëzuar në prokurori për korrupsion, si persona të dyshuar.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj deklaroi se: “Këto dy ditë krijohen KLP dhe KLGJ. Inkurajoj prokurorë dhe gjyqtarë që të marrin pjesë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion