Protesta e studentëve/ Analisti Ilir Yzeiri në Report Tv: Nikolla të japë dorëheqjen, kërkesat tërësisht të realizueshme

Analisti Ilir Yzeiri ka komentuar situatën në vend pas protestës së studentëve. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Yzeiri ka thënë se një nga kërkesat e studentëve, ajo për rritjes e GDP-së për arsimin me 5% është e parealizueshme për një vend si Shqipëria.

Po të shikosh kërkesat e studentëve, rritja e GDP-së nuk realizohet dot. Kryeministri duhet të ketë kurajën që t’a pranojë këtë gjë. Unë nuk uroj që të ndodhë ajo që ndodhi në Francë. Rama si Macron, nuk do të ketëbashkëbisedues. Studentët duhet të kuptojnë kur të shohin sa të ardhura kanë Shqipëria. Në komunikim ka dy palë, studentët dhe publikun. Me anë të këtij dialogu studentët duhet t’ju japë shpresë, por ne të tjerëve të na garantojë se do e zgjidhë këtë çështje. Përgjigjia e parë edhe mund të realizohet, por 5% më duket se vetëm Franca e ka për arsimin. Të gjitha të tjerat janë të realizueshme. Unë e kaloj kohën në bibliotekë dhe shoh se ka një projekt ambicioz që të bëhej një korpus i madh universitar. Duhet të kishte banesa studentore siç i ka çdo vend tjetër përreth nesh. Tek inxhinieria janë bërë vetëm 2 godina, kur duhen të jenë 15 të tilla.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri tha se kjo protestë ka treguar një tjetër anë, atë të qytetarisë. Yzeiri tha se kryeministri Edi Rama në rast se situata degradon mund të thërrasë edhe partitë e tjera politike për konsultim.

Ajo që më pëlqen është se studentët kanë treguar një nivel të qytetëruar proteste, e shtensionojnë situatën edhe me humor. Kërkesat e tyre i kanë të menduara mirë, ndërsa ultimatumi i tyre është i vendosur. Kryeministri mund të thërras për konsultim edhe partitë e tjera politike, që zgjidhjet të jenë të pranuara politikisht. Për fat të keq universitetet shqiptare, në pjesën më të madhe nuk prodhojnë specialistë. Nuk përgatiten nxënës që të kenë pasion dijen. Arsimi shqiptar është përballë një sfide të madhe. Duhet të reformohet në themel që nga arsimi fillor. Arsimi të mos lihet në dorë të njerëzve pa integritet profesional.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri tha se nëse do ishte ai në të njëjtën situatë si ajo e ministres Lindita Nikolla, atëherë do të jepte dorëheqjen.

Studentët atë që kanë thënë e kanë bërë. Ata thonë që mund të bllokojnë rrugët. Mesa po shohim studentët janë në kërkim të një përgjigjeje pa e takuar kryeministrin. Ministrja duhet të marrë përgjegjësi. Unë do të jepja dorëheqjen. Do kisha dorëzuar çelësat dhe do ikja. Studentët na treguan se dinjitetin e kanë të shenjtë. Kërkesat e tyre mund të jenë të ekzagjeruara në ndonjë rast si ai i buxhetit, por fillimisht duhet të vijë përgjigjia.

Ilir Yzeiri, analist

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 11/12/2018 20:51

    Ku ka mundesi ekonomike qe qeveria te plotesoj kerkesat e studenteve.

    Përgjigju
  • Dorydory: 11/12/2018 20:48

    Z. Yzeiri te rri e te bej punen e tij se ekonomia nuk behet nga gazetare...e te mos harroj ti bej fresk pd

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve