Në fakultetet e universitetit të Tiranës ende nuk është rikthyer normaliteti. Vetëm në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ditën e sotme është zhvilluar normalisht mësimi. Te ‘Ekonomiku’ studentët që ishin ngujuar prej disa ditësh u larguan dje, ndërsa sot fakulteti është hapur, studentët janë brenda ambienteve, por ende nuk ka filluar mësimi, pasi po rregullohen bankat dhe karriget.
Te Filologjiku mësimi është bllokuar nga një grup studentësh, po ashtu te Politekniku, Shkencat Sociale dhe Juridiku. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë përmes një peticioni shprehen masivisht pro zhvillimit të mësimit në auditore dhe kundër bllokimit nga një grup i vogël të rinjsh të lidhura me forumet politike (lexo këtu).
E ndërsa protestuan për 17 ditë para vitit të ri, qeveria plotësoi kërkesat e studentëve, por pas festave, disa prej tyre të organizuar në grupe u ngujuan në fakultete duke bllokuar mësimin. Te ‘Ekonomiku’ situata ka qenë me e tensionuar në ditët e fundit, por dje grupi i studentëve të ngujuar u larguan për t’i hapur rrugë kthimit të normalitetit, ndërsa në fakultetet e tjera ende nuk ka filluar mësimi.
Protesta e studentëve/ Mësim vetëm te Gjuhët e Huaja, te ‘Ekonomiku’ po rregullohen ambientet
Komento
Shyqyr që me në fund u kthyet në mesim, por kujdes nga lristat e Nafije Dybekut se janë të infektuar me virusin e hardallosjes kur janë trajnuar erotikisht në Jale dhe mos u a ngjisin dhe juve. Mbani sa më larg se ato nuk duan mësim por, kafe, eros ,valle , pub, gazel, dhe cigare,,,
Përgjigju