Protesta e studentëve trajtohet edhe nga mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për të

Protesta e studentëve trajtohet edhe nga mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për të

Pamje e shkëputur nga protesta e sotme e studentëve

Protesta e sotme e studentëve të vendit përkundrejt Ministrisë së Arsimit, duket se ka tejkaluar kufijtë. Mediat prestigjioze amerikane e evropiane si " The New York Times", "Washington Post" apo " The Seattle Times" kanë shkruar për këtë protestë, duke theksuar edhe tërheqjen e qeverisë e firmosjen e shfuqizimit të pikës 4 të VKM-së për tarifat ndaj provimeve për lëndët e mbartura.

Ja cfarë shkruajnë konkretisht mediat e sipërpërmendura: 

Qeveria shqiptare, në sajë të kërkesës së studentëve, anuloi këtë të mërkurë pagesën e dyfishtë për provimet e përsëritura. Sa i takon nivelit të tarifave të shkollimit, ajo u shpreh se nuk mund të bëjë asgjë pasi janë të vendosura nga institucionet individuale të cilat janë pjesërisht të mbështetura vetë. Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen.

Washington Post

Protestat po zhvillohen edhe në qytete të tjera. Studentët duan të shkurtojnë gjysmën e pagesës vjetore në 20,000 nga 320,000 lekë ($ 180- $ 2,915). Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla njoftoi se pagesa e dyfishtë për provimet e përsëritura do të anullohej, por tha se qeveria nuk mund të bënte asgjë lidhur me tarifat.

The New York Times

Studentët thanë se do të vazhdonin protestën derisa të përmbushen të gjitha kërkesat e tyre. Ata gjithashtu po kërkojnë strehim dhe përfaqësim më të mirë në trupin e vendimeve të universiteteve.

The Seattle Times 

Studentët e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Vlorës  dhe Shkodrës kanë protestuar për tarifat për lëndët e mbartura, tarifën e arsimimit, kushtet e konvikteve dhe mënyrën sesi duhet të organizohet Bordi i Administrimit. Protesta e shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit, në mjaft momente u shoqërua edhe nga situata të tensionuara. Studentët e Tiranës goditën Ministrinë e Arsimit me bidona, vezë, stilolapsa dhe letra higjienike, si për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikave që qeveria ka ndjekur karshi arsimit në vend.

Ndonëse protesta solli nënshkrimin e qeverisë për heqjen e tarifave ndaj provimeve për lëndët e mbartura, si edhe deklaratën e ministres së Arsimit Lindita Nikolla se do të krijohej një grup pune midis përfaqësuesve nga ministria, universitetet dhe studentët për të trajtuar 3 pikat e tjera, studentët kanë paralajmëruar sërish për protestë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja