Protesta e studentëve, Nikolla: Do të shfuqizojmë vendimin për tarifat për lëndët mbetëse

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mesditën e sotme njoftoi se qeveria do të tërhiqet duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket pikës së dytë për përgjysmimin e tarifës, ministrja tha se është në dorë të universiteteve. Kërkesën për pjesëmarrjen në bordin e administrimit ajo e cilësoi si të paparë në asnjë vend të botës, ndërsa për kushtet në konvikte theksoi se do të investohet.

“Qeveria do të shfuqizojë që ditën e sotme pikën 4 të vendimit nr. 288 për tarifën për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket kërkesës për pjesëmarrje në bordin e administrimit më duket një kërkesë e paparë, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Nëse ka një precedent le të më tregojnë. Që nesër iu kërkoj që të realizoni transparencën e bordeve të administrimit. Ky debat është i shëndetshëm për të parë se çfarë bëhet me buxhetin që iu jepet universiteteve. Ne do të vijojnë proceset e inspektimit dhe monitorimit për të parë se sa buxheti shkon. Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Kushtet në konvlikte, kemi 18 mln euro për infrastrukturën e akomodimit. 

Përsa i përket kërkesës për përgjysmimin e tarifave; është e qartë që qeveria nuk bën ulje dhe ngritje tarifash, janë universitetet. Jeni të lutur që të shteroni një debat me studentët dhe pedagogët. Sot buxheti mbulon 70% të kostos reale të studimit. Është debat që do ti shkojmë deri në fund”deklaroi ministrja Lindita Nikolla.

 


Lajmi kryesor:

Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë