Protesta e studentëve/ Dom Gjergj Meta: Ju admiroj pafund, na dhatë një shembull të mirë

Protesta e studentëve/ Dom Gjergj Meta: Ju admiroj pafund, na dhatë një shembull të mirë

Dom Gjergj Meta, iIpeshkv i Rrëshenit, ka përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se protesta e studentëve është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar. “Rastesisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë.

Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërê t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.  Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund” shkruan Dom Gjergj Meta.


Lajmi kryesor:

Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu